Në UT u prezantuan rezultatet e projektit “Elementi ynë kryesor” (Foto)

0

Në Universitetin e Tetovës, më 4 korrik 2019, u bë prezantimi i rezultateve të projektit “The main
element of us” (Elementi ynë kryesor), projekt i përbashkët i Universitetit të Tetovës, Universitetit
“Nisantasi” nga Turqia, Universitetit të Sofjes nga Bullgaria dhe organizatës Adefis Juventud Internacional nga Spanja.

Fillimisht, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tetovës u realizua një takim i përbashkët mes drejtuesve të Universitetit të Tetovës dhe drejtuesve të universiteteve nga Turqia, Bullgaria, si dhe përfaqësuesve të organizatës spanjolle Adefis Juventud Internacional.

Bashkëbiseduesit në këtë takim, përveç që e përshëndetën realizimin e suksesshëm të projektit të përbashkët “Elementi ynë kryesorë”, ata diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në sferën e kulturës, arsimit dhe kërkimeve shkencore. Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Hazir Pollozhani, e rikonfirmoi angazhimin profesional dhe qasjen serioze të Universitetit të Tetovës që ka në përmbushjen e obligimeve institucionale për të gjitha projektet me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Siç u shpreh ai, ky përkushtim dëshmohet me rezultatet konkrete që ne i kemi arritur në planin ndërkombëtar, duke u shndërruar në institucionin kryesor – bartës i shumë projekteve, sikurse është edhe ky i sotmi, rezultatet e të cilit flasin për sukseset tona të përbashkëta.
Pollozhani.