Në vend të drejtorit shqiptar vjen një maqedonas në Klinikën e kardiologjisë

Ministria e Shëndetësisë ka nisur spastrimin e drejtorëve të Aleancës për Shqiptarët nëpër Klinikat e Shkupit. Siç bën të ditur “Fokus”,Zhan Zimbakov do të jetë drejtori i ri i Klinikës së Kardiologjisë, derisa në vend të tij ishte Bekim Pocesta. Ky i fundit ishte kuadër i ASH-së dhe se u emërua në këtë post nga ish-ministri Arben Taravari. Por me largimin nga Qeveria të partisë së Ziadin Selës ka nisur fshesa e drejtorëve, edhe pse shumica e tyre paraprakisht janë dorëhequr. Kardiologu Zimbakov para disa muajve ishte udhëheqës i komisionit të shkallës së dytë për shërim jashtë shtetit, ndërsa tani vjen në postin e drejtorit. (INA)