Në vend të punësimit, Elmedina Asani shpërblehet me zhgënjim!

ina-online
ina-online

21/12/2023

Dr. Elmedina Asani patriotizmin e saj ndaj vendlindjes e pagoi shtrenjt, duke u futur në obligime private financiare, vetëm e vetëm të jetë në shërbim të shëndetësisë publike të këtij vendi. Të lësh pa punë një neurokirurge në ardhje, i bie që vet shteti, ku participojnë politikisht edhe shqiptarët, të jetë autor i një skëterre mentale ku vetëm të merituarit dhe të talentuarit ndëshkohen.

shkruan: Emin Azemi

Askush nuk do ta besonte se vjen një ditë dhe burokracia pa shpirt dhe pa sens, ta mohon edhe vullnetin për të mos e braktisur vendlindjen.
Askush nuk do ta besonte se pas gjashtë viteve punë me kontratë në vepër në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup, një mjeke super e talentuar si Dr. Elemdina Asani, do të mbetet në rrugë, ndonëse deri më tani ka qenë pjesë e ekipeve të shumta kërkimore-shkencore në vend dhe në botë.
“Vetëm në Maqedoni: e mbaron Fakultetin e Mjeksisë me notën 10, bëhesh femra e parë shqiptare neurokirurge, mer mirënjohje të shumta anembanë Evropës e më tutje, dhe pasi ta mbarosh specializimin ngelesh në rrugë. Pa vend pune, sepse politikës ditore nuk i konvenon. T’i mbani mend të rinjët që i obligoni ta lëshojn shtetin, sidomos tani para #zgjedhjeve”, ka shkruar Dr. Elmedina Asani në faqen e saj në FB dhe efekti i parë shokues i këtij lajmi përcillet me habinë e një pyetje të zakonshme: “A është e mundur?!”.
Derisa jehona e kësaj pyetje vazhdon të trazojë rrathët koncentrik të iritimt publik, Dr. Elemdina Asani në kokën e saj sigurisht po e bluan një pyetje tjetër zhgënjyese : A ia ka vlejt gjithë kjo sakrificë?, ndonëse këtë që ka ndodhur, ajo sikur e ka paralajamëruar para dy viteve (12 Maj 2022), edhe në një postim tjetër me titull: “Tragjedia e të jetuarit në Maqedoni” , ku ndër të tjera, ajo kishte shkruar në FB:”Diplomon me nderime. Punon natë e ditë pa pushim, më shumë se shumica.Paguan specializim privat. Publikon punime shkencore dhe ditë e më shumë avancohesh në fushën tënde. E gjithë kjo, dhe prapë e PA PUNËSUAR, sepse në momentin, politikat nuk përputhen dhe për një mjek me vlera nuk ka vend….. E po, të gjithë të ngulfatemi nga frustracionet, dhe do e lëshojmë këtë vend. E pastaj, të mendoheni se kush do ju shëron. Kur të shkoni në kujdestari dhe të kërkoni mjek urgjent, ju lutem të i kërkoni ata që i punësuat nëpërmjet partive tuaja politike”.
Dhe në vend të punësimit, Dr. Elmedina shpërblehet me zhgënjim, e cila edhe përkundër ofertave tepër joshëse për të punuar jashtë vendit, sërish vendos të ngelë në vendlindje, ndonëse pa marrëdhënie pune por me kontratë në vepër dhe si specializante me financim privat.
Në asnjë shtet tjetër normal, përpos në Maqedoni, kuadrot e tilla nuk përbuzen. Madje, në shtetet normale, kuadrot e tilla stimulohen në forma të ndryshme dhe ata konsiderohen asete të rralla në fusha të caktuara të shkencës dhe dijes.
Sigurisht, edhe Dr. Elmedina Asani, po ta kishte braktisur me kohë një shtet jonormal si Maqedonia, do të gjente përkrahjen e merituar në Gjermani, SHBA, Japoni, Izrael, Skandinavi apo gjetiu, sepse atje kuadrot si Dr. Elmedina trajtohen si krenari kombëtare.
“….. E po, të gjithë të ngulfatemi nga frustracionet, dhe do e lëshojmë këtë vend. E pastaj, të mendoheni se kush do ju shëron. Kur të shkoni në kujdestari dhe të kërkoni mjek urgjent, ju lutem të i kërkoni ata që i punësuat nëpërmjet partive tuaja politike”, kishte shkruar para një viti Dr. Elmedina, por as ajo nuk kishte besuar se do ta pres fundvitin e 2023-tës e “ngulfatur nga frustracioni”.
Nëse është për t’i besuar alarmit që ngre Shoqata e mjekëve specializantë privat, e cila e akuzon pushtetin se “po i lë doktorët e gatshëm specialistë, kuadër deficitar në vend, që të ikin jashtë shtetit me diploma të çmuara”, atëherë gjendja bëhet edhe më shqetësuese, sepse jo vetëm që mungon strategjia institucionale për të parandaluar migrimin e mjekëve, por mungon edhe vullneti politik që ndaj kuadrove ekselente të kemi një qasje më serioze dhe më dinjitoze.
“Unë dua të mbetem në Maqedoni, por nuk jam e sigurt nëse Maqedonia është e interesuar për mua. Nëse vazhdoj të jem ende e papunë, pa sigurim shëndetësor e pensional, pa stazh pune, do të jem e shtrënguar ta braktisi Maqedoninë”, pat thënë Dr. Elmedina Asani, para disa viteve në një intervistë.

Ndërkohë, mediat alarmojnë: Deri në fund të dhjetorit qindra mjekë specializantë me participim privat do të mbeten pa punë. Kjo për fajin e Ministrisë së Financave, që nuk po ua zgjidh statusin e tyre.
A është e mundur kjo?
Kjo pyetje bëhet edhe më komplekse në kohën kur statistikat flasin për një braktisje masive të vendit nga ana e mjekëve dhe kuadrove të tjerë.
Sigurisht që këtij karvani të zhgënjyerish nuk do t’i mungojë as Dr. Elmedina, e cila patriotizmin e saj ndaj vendlindjes e pagoi shtrenjt, duke u futur në obligime private financiare, vetëm e vetëm të jetë në shërbim të shëndetësisë publike të këtij vendi. Të asaj shëndetësie e cila po tregohet e paaftë të menaxhoj resurset profesionale, sidomos ato kuadro të cilat rrallë sigurohen, siç është rasti i Dr. Elmedina Asanit.
Përpos arsyeve financiare, mjekët e braktisin Maqedoninë edhe për shkak të politizimit dhe nepotizmit në punësime. Jo gjithmonë më të mirët punësohen, ndërkohë që ata që kanë lidhje me politikanë, gjejnë punë më shpejt. Kjo vlen edhe për ata që duan të specializojnë.
Si mund të kalojë ky rast pa u vërejtur nga faktorët vendimtarrës shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe a mund të presim në të ardhmen që talentët si Dr. Elmedina Asani, të mbarojnë studimet këtu te ne dhe, për pasojë të bllokadave të ndryshme, të vazhdojnë karrrierën profesionale dikund jashtë, kurse në vend të tyre të punoj ndonjë që përms lidhjeve të ndryshme ka siguruar vendin e punës, por edhe ndonjë pozitë në ndonjë bord me të ardhura të kripura (!).
Të lësh pa punë një neurokirurge në ardhje, i bie që vet shteti, ku participojnë politikisht edhe shqiptarët, të jetë autor i një skëterre mentale ku vetëm të merituarit dhe të talentuarit ndëshkohen.
A po bëhemi një vend të çmendurish?

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ