Në vendkalimin kufitar Tabanoc, deri në një orë pritje për hyrje në Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa probleme, por në rrugë me lagështirë.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkaliminkufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 40-60 minuta.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.