Në videoklipin e ri, Enca habit me çmimin e qafores “Versace” (Foto)

0

Enca Haxhia ka disa ditë që po e paralajmëron këngën e saj që pritet të lansohet së shpejti e që titullohet “dua”.

Këngëtarja e cila mbledh gjithmonë më së shumti kritika për dukjen e saj, apo më mirë të themi përdorimin e fotoshop-it, ka rënë në sy për diçka.

Bëhet fjalë për qaforen e saj që e ka vendosur në një pjesë të xhiremeve të videoklipit.

Kjo qafore e saj është e markës “Versace” dhe kap shumën 390 euro.

Sido që të jetë, në këngën që pritet ta lansojë, Enca sigurisht do të vije me një hit të ri. /Periskopi/