Në Voskopojën e lashtë mes njerëzve punëtorë dhe turizmit malor

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/03/2023

shkruan: Bardhyl Berberi

Epitetin për Voskopojën “një perlë” e pranojnë vetëm ata që e njohin Voskopojën.

Vetëm 18 km larg qytetit të Korçës në një lartësi gjeografike e cila shkon nga 800 deri në 1650 m me majën e Shullërit të Madh në perëndim vetiu të çon tek një dimër i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura me blerim, tek vera e freskët me puhizat që vijnë nga pyjet, me vjeshtën me petale piktorike prej ylberi  ndodhet kjo perlë jo vetëm e njohur për natyrën dhe klimën e saj, por edhe për traditën kulturën e të jetuarit njerzit e shquar të cilët i kanë dhënë Voskopojës emrin e madh.

Voskopoja dikur

Sipas dokumentave të hershme fillimi i ndërtimit të Voskopojës ka filluar në shekullin e XIV.

Banesat e para janë ngritur aty ku sot është rrënoja e kishës së Shën e Premtes. Për emrin e Voskopojës ka disa hipoteza por teza më e besueshme është ajo “Voskopolis “ që përkthehet “Qytet i barinjëve “. Por periudha e lulëzimit të plotë të Voskopojës ka qënë shek XVIII e cila luhatet nga një popullsi nga 20 mijë banorë deri në 40 mijë banorë.

Voskopoja ka patur lidhje me shumë krahina dhe qytete përreth. Nga Voskopoja zinin fill rrugët që lidhnin atë me Beratin, Durrësin dhe më pas Vlorën, Voskopoja lidhte Korçën me Ohrin etj.

Voskopoja është një nga qendrat më të zhvilluara e cila është përmendur në të gjitha analet europiane nga shek 13 deri në shek e 18 për natyrën bukuritë, klimën e mrekullueshme.

Voskopoja ka patur akademi, biblotekë, shtypshkronjë, spital urbanistik të përsosur, tregëti të gjithanëshme me Ballkanin dhe Europën.

Tre herë është djegur dhe shkrumbuar Voskopoja thonë të moshuarit por ka mbijetuar.

Këtu çdo gurë, çdo shkëmb, çdo gërmadhë rrezaton një histori. Në këtë qytet të lashtë mes malesh dhe pishash shekullore mbi një vegim qindra vjeçar të shpaloset e kaluara, një e kaluar që çdo voskopojar ndjehet krenar pasi Voskopoja e tyre përmendet ne historinë e shumë vendeve të Europës.

Në Vjenë dhe në Budapest gjen të vendosura skulpturat e prodhuara nga duart e voskopojarve. Vetëm një fakt i thjeshtë luanët e vendosur në një nga urat më të mëdha të Budapestit janë luanët që kanë qënë të vendosur në Voskopojën e hershme. Voskopoja është simbol i kulturës dhe qytetërimit shqiptar.

Mes njerzëve të Voskopojës 

Pasi kemi lënë pas Korçën jemi future në rrugën e Voskopojës diku e prishur dhe diku e asfaltuar. Udhëtojmë në një rrugë zikzake në gjoksin e maleve. Pyjet e pishave shekullore na shoqërojnë pothuajse gjatë gjithë rrugës, një tablo e mrekullueshme mes pishash dhe bredhash jemi në mbretërinë e pyllit ku dëgjohen vetëm cicërima zogjsh që krijojnë një simfoni të vërtetë me burime të shumta dhe ujra të kristalta.

Vapa sfilitëse është fashitur krejt në këtë lartësi dhe fillojnë dhe fryjne erëra të freskëta që t`i mbushin mushkëritë gjithë ozon. Vargan i pafund veturash dhe autobusësh udhëtojnë drejt Voskopojës,  aty sheh targa nga të gjitha rrethet e vendit veçanrisht nga Tirana, Korça ,Elbasani ,Durrësi ,Fieri ,Shkodra, Lushnja dhe një numër i madh veturash nga vende të huaja me targa greke, italiane etj.

Pas një ngarkese të madhe mjetesh kemi ngritur në qendër të fshatit Voskopojë. Një tabelë prezantuese dhe orientuese se çfarë mund të vizitosh në Voskopojë.

Bisedojmë me Voskopojarët për motin e thatë, për blegtorinë,  për jetën e tyre që emigrantët voskopojarëe që janë kthyer nga Greqia apo Italia,  ia u kanë gjallëruar familjet e tyre me nipat e mbesat që kanë ardhur të çmallen me gjyshrit e tyre.

Nexhip Bacelli që ka qenë tre mandate kryetar komune në Voskopojë edhe pse nuk është më  kryetar, ka lënë gjurmë dhe gjithë njerëzit i thonë kryetar.

Ai i  ka ndryshuar pamjen Voskopojës duke punuar me ndershmëri dhe korrektesëe.

Ai për INA  thotë është vërtetë për të ardhur keq, por ka gjithë këto vite që flitet dhe bëhen projekte të pafund, Voskopojës i mungon një plan rregullues dhe studim urbanistik, sepse po bëhen ndërtime kaotike duke tjetërsuar troje.

Ka shumë kërkesa për ndërtime të reja, por frenohen pikërisht nga mungesa e këtij plani rregullues për fshatin dhe tërë zonën turistike. Sot Voskopoja përbëhet nga 1020 banorë dhe 205 shtëpi. Banorët merren me blektori dhe shumë pak me bujqësi . Të ardhurat e banorëve sigurohen kryesisht nga emigracioni.

Nuk gjeje asnjë shtëpi të Voskopojës, e cila të mos kishte emigrantë. Në Voskopojë zhvillohet turizmi kulturor duke vizituar objektet e trashëguara , turizëm shëtitës,  shëtitje alpinistike nëpër pyjet e pafunda me pisha dhe turizmi i bardhë rrëshqitje me ski nëpër zonat e shumta të mbuluara me dëborë në stinën e dimrit.

Çfarë mund të vizitoni në Voskopojë ?

Një fshat i sistemuar me vila të vjetra dhe shumë të reja me rrugë të kalldrëmta me çezma dekorative dhe sofate. Këtu tek “Luadhi i Skolive” më 1730 ka qënë e ndërtuar Shtypshkronja e parë në Ballkan dhe në tërë perandorinë osmane.

Ecim më tutje pranë kishës së Shën Janit ka qënë godina e Akademisë së Voskopojës, e cila ka patur një ndërtesë tre katëshe me 40 salla dhe dhoma mësimi, pranë saj ndodhej një jetimore dhe spitali.

Bazelikat e shumta janë thesaret e Voskopojës. 22 kisha dhe një manastir me afreske, bazelike, piktura murale të papërsëritëshme të mjeshtrave të mëdhenj Zografit, Selenicasit, Shpatarakut.

24 këmbanat e Voskopojës me emrat e Kavaliotit, Baron Sinës, Cekanit janë të shkruara me gërma të arta në historinë e Voskopojës.

Tek zona e quajtur “Luadhi i Dhespotit“ një shesh i gjërë me pemë dhe luadhe dhe kroje ku dikur ishte tregu i madh i qytetit, ku zhvilloheshin panaire nga gjithë Shqipëria e Jugut, Maqedonia dhe Greqia.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhej nga disa ujësjellsa. Viagandi që ka vizituar Voskopojën në vitin 1899 ka shkruar se vetëmnë luginën jugperëndimore Voskopoja ka patur 4 ujësjellsa që me tuba qeramike prej të cilëve dy vazhdonin të ishin në përdorim. Të moshuarit thonë të trashëguar nëpërmjet gojëdhënave se kanë funksionuar në Voskopojë 25 mullinj.

Përveç mullinjëve ka patur edhe dërstile që prodhonte dhe argaste shajakun pasi përpunimi i rrobave të leshta ishte një nga mjeshtëritë e njohura të voskopojarëve.

Edhe pse shumë vepra artistike janë zhdukur nga shkatërrimet e njëpasnjëshme përgjatë tre shekujsh dhe një pjesë janë grabitur gjatë luftës së parë botërore prej ushtërisë franceze, por fatmirsisht këtu mund të gjesh një pjesë të këtyre thesarëve.

Në Voskopojë sot mund të vizitosh:
Pjesë nga kisha e Shën e Premtes e cila është pjesërisht e rrënuar, kishën e Shën Mërisë kisha më e vjetër dhe më e madhe, Manastiri i Shën Prodhomit ku ndodhet kulla e këmbanores, i cili është ndërtuar në vitin 1632.

Kishat e Shën Kollit e Shën Mëhillit kisha e Shën Thanasit, kisha e Shën Ilias, ura e shën e Premtes, ura e Kovaçit të cilat për vlerat unikale janë shpallur monumente kulture.

Turizmi

Në Voskopojë mund të gjeni hotele bashkohore me dhoma dyshe dhe banjo si dhe ujë 24 orë.

Çmimet varjojnë nga 200 deri në 300 lekë dhoma, ndërsa ka dhoma të veçanta për fëmijë si dhe vila familjarë me oxhak karakteristik në dhomë. Ka një guzhinë me gatime tradicionale. Mishi i pjekur në hell është një nga specialitetet e veçanta. Aty gjen fusha mini futbolli dhe kënd lojrash për fëmijë si dhe fusha tenisi dhe parking të garantuar. Në stinën e dimrit panorama në Voskopojë bëhet akoma më fantastike me një ngrohje me oxhak me dru zjarri. Kështu në Voskopojë përveç turizmit kulturor me kishat e bazelikat me mozaikkë të vjetër ke edhe turizmin shëtitës alpin nëpër majat e larta si dhe turizmin e bardhë me ski. (INA)

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

bujar osmani

Bujar Osmani: Kam më shumë informacione për sulmin në Banjskë, do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

ziadin sela

“Jo 61, por 50, 48 e më pak deputetë mund të marrë VMRO-ja”, thotë Sela

taravarilikove

Taravari: Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës

Ali Ahmeti fronti

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

IMG_1212

Fatmir Dehari nga Kërçova: Rini, ju jeni mrekullia dhe motivi për të vazhduar para

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit?!

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

INFO

NA NDIQ