Në xhipin e Radojiçiqit Policia e Kosovës gjeti edhe targa false të KFOR-it

INA
INA

26/09/2023

Gjatë operacionit të saj në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës ka sekuestruar një xhip të tipit “Mercedes G-Class”.

Sipas informatave të policisë, i njëjti i takon kriminelit serb, Milan Radojiçiq, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në sulmin terrorist të së dielës në veri

Ndërsa, siç raporton Klan Kosova, në xhipin e Radojiçiqit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Ky i fundit dyshohet se është në mesin e terroristëve të plagosur gjatë sulmit në veri të Kosovës dhe se aktualisht ndodhet në spital.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar dje se në një nga veturat e grupit terrorist, janë gjetur edhe dokumente që dëshmojnë përfshirjen direkte të kriminelit serb, Milan Radojiçiq, në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Ai ka prezantuar një dokument, sipas të cilit Milan Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017.

“Në këto materiale kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit Millan Radoiçiq që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetar i Listës Serbe që është e bashkërenduar me Aleksandar Vuçiqin”, tha Ministri Sveçla gjatë prezantimit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

radojcic milan

Ngrihet alarmi pas urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit/ Ky mund të jetë plani i Serbisë!

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

INFO

NA NDIQ