Në zonën e Rogaticës në BeH ekzistojnë kampe stërvitore ruse

Picture of ina-online
ina-online

23/11/2023

Zukan Helez, Ministër i Mbrojtjes të Bosnjës dhe Hercegovinës (Partia Social Demokrate e Bosnjë-Hercegovinës), tha se ka kampe trajnimi ushtarak në zonën e Rogaticës, në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore dhe në zona e malit Magliq, të cilat ai pretendon se e ka dhe fotografi.

“Nuk është sekret, njerëzit e shohin, fshatrat përreth Rogaticës, njerëzit e fotografojnë, në mes të ditës që aty ka një stërvitje. Kam fotografi, do t’i shfaq në televizion”, tha Helez dhe shtoi se “nuk duhet të dërgojë fotografi që dokumentojnë ekzistencën e kampeve ushtarake”.

Këtë Helez e ka deklaruar si i ftuar në televizionin N1 të mërkurën në mbrëmje, më 22 nëntor, duke thënë se bëhet fjalë “për disa të rinj dhe për disa nga Rusia”, duke mos dashur të thotë se nga kush i ka marrë këto informacione, shkruanRSE.

Një ditë më vonë, më 23 nëntor, ka reaguar Stasha Kosharac, Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës (Unioni i Social Demokratëve të Pavarur – Milorad Dodik), i cili i ka kërkuar kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo që “sa më shpejt të jetë e mundur thirrja e një seance urgjente të Komitetit Ekzekutiv të Inteligjencës në lidhje me pretendimet e Ministrit të Mbrojtjes Zukan Helez për ekzistencën e kampeve të stërvitjes ushtarake dhe formacioneve paraushtarake në territorin e Republikës Serbe”.

“Është jashtëzakonisht e rrezikshme kur ministri i Mbrojtjes, pa asnjë provë, bën publikisht pretendime të tilla kundër Republikës Serbe. Mund të karakterizohet si nxitës i intolerancës dhe frikës kombëtare. Me veprime të tilla ai nuk kontribuon aspak në stabilizimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Kosharac për agjencinë e lajmeve SRNA.

Meqë ra fjala, më 12 nëntor, një grup përfaqësuesish të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, të cilët vijnë nga entiteti Republika Serba, i shkruan Kongresit Amerikan dhe Parlamentit Evropian, duke thënë se Bosnja dhe Hercegovina “ka qenë një strehë për radikalët islamikët për një kohë të gjatë”.

Tre ditë më vonë, në të njëjtën adresë u dërgua një letër nga deputetët e Parlamentit të BeH-së, të cilët janë nga entiteti i Federatës së BeH-së, në të cilën ata thanë “se kërcënimi më i madh për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është i shpikur nga radikalizmi fetar”, por nga veprimet e zyrtarëve të SNSD-së dhe shumica e të cilëve, me në krye Milorad Dodikun, janë në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”.

Koalicioni qeverisës në nivel shtetëror përbëhet nga Partia Social Demokrate e BeH, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, Bashkimi Demokratik Kroat i BeH, etj.

TË FUNDIT
29 sekonda
Gjimshiti, shqiptari i parë që fiton Europa Ligën
35 minuta
KSHZ del me rezultatin përfundimtar të rivotimit në njësitë 5 dhe 6
2 orë
Kasami: Llërca e dëshmoi lirinë, demokracinë dhe të qenurit e pagjunjëzuar
3 orë
VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6
5 orë
Dimitar Kovaçevski jep dorëheqje nga funksioni kryetar i LSDM-së

ME TE LEXUARA

12 orë
VLEN në Qeveri, Lëvizja BESA me dy ministri
1 ditë
Terroristët e sulmit në Banjskë enden të lirë, festojnë në Beograd me këngë nacionaliste
11 orë
VLEN me 5 ministri dhe 2 zëvendëskryeministra
1 ditë
Sigurohen detaje nga masat hetimore kundër Naqe Georgiev dhe Ixhet Memetit
11 orë
Rezoluta për Srebrenicën/ Dodik: Nëse miratohet rezoluta – fundi i Bosnjës multietnike!
2 ditë
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
1 ditë
Kasami:Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!
9 orë
Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore
2 ditë
Alarmon ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, ja për çfarë po përgatitemi

LEXO MË SHUMË

Trofeu-768x512

Gjimshiti, shqiptari i parë që fiton Europa Ligën

KSHZ-Komisioni

KSHZ del me rezultatin përfundimtar të rivotimit në njësitë 5 dhe 6

kasami tubim

Kasami: Llërca e dëshmoi lirinë, demokracinë dhe të qenurit e pagjunjëzuar

VLEN FRONTI

VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Dimitar Kovaçevski jep dorëheqje nga funksioni kryetar i LSDM-së

Arben Taravari VLEN

Taravari me “pako” të begatshme në Qeveri

denar rroga ndihma

Paga mesatare në Maqedoni, ndër më të ulëtat në rajon

fature-market

Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore

Dodik

Rezoluta për Srebrenicën/ Dodik: Nëse miratohet rezoluta – fundi i Bosnjës multietnike!

INFO

NA NDIQ