Në Zvicër vritet një kosovar 20-vjeçar

Në pikën e karburanteve Avia në Geuensee LU, mbi dhjetë persona të shtunën në mbrëmje sulmuan njëri -tjetrin. Disa janë të plagosur rëndë. Një kosovar 20-vjeçar nuk i mbijeton mosmarrëveshjes. Bëhet fjalë për Ardit N., një vozitës i ri kamioni nga kantoni i Lucernit.
Ali N. (49) ende nuk mund ta besojë atë që i ndodhi nipit të tij. Në fakt, Ardit N. të shtunën në mbrëje ka dashur të dal përsëri me miqtë. Babai e kishte lejuar vetëm deri në orën 23.00. Por Ardit N. nuk ukthye më në shtëpi.

Ishte rreth orës 19:15 kur policia e Lucernit mori një telefonatë urgjente, informon portali Shtegu. Disa persona po përlesheshin në pikën e karburanteve Avia në Geuensee dhe mosmarrëveshja u përshkallëzua. Një kosovar 20-vjeçar nuk i mbijeton mosmarrëveshjes. Ishte Ardit N., një vozitës kamioni nga Kantoni i Lucernit.

Policia e Lucernit fillimisht nuk mund të thoshte asgjë në lidhje me historinë ose rrjedhën e saktë të krimit. Gjatë natës, gjurmët u siguruan në të gjithë zonën dhe nga vendi i ngjarjesd u mor një Mercedes i bardhë. Informacione më të hollësishme do të pasojnë gjatë ditës së sotme. Me sa duket mbi një duzinë njerëzish sulmuan njëri -tjetrin në parkun industrial, INFORMON PORTALI SHTEGU. Ata vijnë nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Disa persona të plagosur rëndë duhej të silleshin në spital. Në mosmarrëveshje janë përdorur me sa duket “objekte të ndryshme”.
Tani zyra e prokurorit publik në Sursee po heton krimin. Dëshmitarëve që mund të japin informacion në lidhje me ngjarjet u kërkohet të raportojnë në Policinë e Lucernit.