Nebiu: Familjarët e Mijallkovit kërcënuan blerësit potencial të ish-banesave të tij

ina-online
ina-online

19/01/2024

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, Driton Nebiu theksoi mbrëmë në Top Tema në TV Telma familjarë të afërt të ish-drejtorit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijalkov kanë kërcënuar blerësit potencial të pronës së tij.

Sipas tij, njerëzit e interesuarit që donin të blenin banesat, në ditët kur shkonin të shihnin gjendjen e tyre, ata përballeshin nga familjarë të afërt të Mijallkovit, që u thonin se nuk mund t’i blejnë ato banesa dhe se nuk duan fqinj të rinj.

“Kjo do të thotë se çdo qytetar do ta rimendonte nëse do të hynte në lojëra të tilla dhe nëse ia vlen të paguani dhe më pas të përballeni me probleme private”, tha Nebiu në emisionin “Top Tema”.

Ai ka ritheksuar se është paradoksale që djali të ketë mundësi që ta blejë pronën e babait të tij që i është konfiskuar, por sipas tij, në këtë rast Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara ka vepruar në përputhje me ligjin, sepse nuk mund ta ndaloj këtë.

“Sipas ligjit aktual të Agjencisë për menaxhim me patundshmëri, përveç punëtorëve të Agjencisë dhe mua si drejtor, të gjithë të tjerët u lejohet të aplikojnë dhe të blejnë pronë nga çdo person i dënuar, jo vetëm nga Sasho Mijalkov”, tha Nebiu.

Ai shtoi se janë ndërmarrë hapa për ndryshimin e ligjit. “Tashmë është marrë vesh në Qeveri dhe presim që të votohet në Kuvend. Ne mendojmë se kjo do t’i eliminojë blerësit e tillë të regjistruar sepse mendojmë se në gjeneratën e dytë dhe të tretë nuk lejohet ta blejnë pronën”, tha Nebiu.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

17 milionë euro për zgjedhjet

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

Afrim Gashi

Gashi: Është momenti që ta përmbyllim një cikël të errët të jetës tonë, dhe t’i japim mundësi shpresës, suksesit!

Taravari

Taravari: Edhe sondazhi i Debat Plus shpalli fitues opozitën shqiptare VLEN, ndryshimi ka nis!

Qeveria talat xhaferi

Nga mbledhja e gjashtë e Qeverisë, ja vendimet

talat xhaferi fondacioni albiz

Xhaferi: Investimi te të rinjtë është investim i së ardhmes

sondazhi vlen bdi debat plus

Sondazhi i Debat Plus: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet tek shqiptarët në Maqedoni?

Taravari

Taravari: Ka gjasa që në raundin e dytë për president të shkojë një kandidat shqiptar

kuvendi parlamenti

Ligji i mediave kalon filtrin në komisionin parlamentar për çështje evropiane

INFO

NA NDIQ