Drejtori shqiptar lëkund “Perandorinë” e Mijallkovit, ja nxjerr pronat milionëshe në ankand

Picture of ina-online
ina-online

05/07/2023

Pasuria e paluajtshme e ish-drejtorit të Shërbimit Sekret DSK, Sasho Mijalkov, e konfiskuar me zgjidhjen e rastit “Perandoria”, së shpejti do të dalë në ankand, njoftoi Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.

Por, këtë vendim e ka marrë drejtori i ri i i këtij institucioni, Driton Nebiu, një kuadër nga ASH, që kur kjo parti u bë pjesë e koalicionit, përcjell INA.

“Për disa raste shumë aktuale të konfiskimeve kam marrë menjëherë iniciativa me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ministrit të Drejtësisë, z. Krenar Loga dhe kemi marrë masat për zbardhjen dhe ekzekutimin e tyre sa më shpejt”, thotë Nebiu.

Sipas tij, pasuria e konfiskuar e Sasho Mijallkovit së shpejti do të shpallet në ankandin publik elektronik, të cilin Agjencia do ta përgatisë në përputhje me ligjin dhe me pëlqimin e Qeverisë.

Vlera e pasurisë së sekuestruar të Sasho Mijalkovit është rreth 14 milionë apo më saktë 14.144.000 euro.

“Ka kaluar vendimi për nxjerrjen në shitje të aksioneve të Sasho Mijalkovit, diçka që nuk ka ndodhur me vite në këtë Agjenci, nuk e di për çfarë arsyesh!? Pasuritë e tjera të sekuestruara të Sasho Mijalkovit kapin shumën 14.144.000 euro, d.m.th., banesa, tokë ndërtimore dhe pasuri të paluajtshme, dhe jemi në fazën përfundimtare të procedurës për paluajtshmërinë në Gjevgjeli dhe paluajtshmërinë në vilë Vodno, me sa më kujtohet. Jemi në fazën përfundimtare, kemi kaluar të gjithë filtrat në institucion, në Qeveri dhe presim që së shpejti, këto ditë, ta nxjerrim në shitje edhe atë tokë”, theksoi Nebiu.

Shuma e fundit e shpallur nga drejtori është dy herë më e vogël se shuma fillestare e shpallur nga Prokuroria në kohën e Vilma Ruskovskës.

Vlerësimi i paluajtshmërisë së konfiskuar nga Mijallkovi, për të cilin ka punuar Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Byroja e Ekspertizës Mjeko Ligjore, ka përfunduar në fund të shkurtit të këtij viti.

“360 gradë”, bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë, bëri të ditur se bëhej fjalë për pasuri me vlerë rreth 15 milionë euro, që nuk shkon as afër 30 milionëve, pasi Prokuroria fillimisht njoftoi se ajo që ishte marrë prej tij ishte në vlerë të Mijallkovit në marrëveshjen me të cilën ai e pranoi fajësinë.

Më pas njoftuam se Mijalkovit përveç paluajtshmërisë i janë marrë edhe 350 mijë euro aksione dhe rreth 6.1 milionë euro para të gatshme.

Plani i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar është që të fillojë shitjen e pasurisë së konfiskuar nga Mijallkovi dhe paratë do të shkojnë në arkën e shtetit.

Ndryshimi është se në vend të 30 milionëve të shpallura, fluksi nga pasuritë e paluajtshme do të jetë dy herë më i vogël.

Rasti “Perandoria” ishte hapur nga ish-Prokuroria Publike Speciale në vitin 2018, për bashkim kriminal, dëmtim apo fuqizim të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim dhe pastrim parash dhe veprime të tjera të veprës penale.

Në hetim janë përfshirë 19 persona, por disa prej tyre në ndërkohë e kanë pranuar fajësinë dhe janë marrë vesh me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pjesërisht procedura është ndërprerë dhe ka pasur vendime për ndërprerjen e procedurës.

Marrëveshje kanë arritur shtatë persona, ndër të cilët më të njohurit janë emrat e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov dhe biznesmenit Jordan (Orce) Kamçev.

Përveç pasurisë, aksioneve dhe parave të sekuestruara, Mijalkov është dënuar edhe me tre vjet burg për rastin “Perandoria”.

Para se të dërgohej në vuajtje të dënimit, ai ndërroi adresën e tij nga Shkupi në Ohër, gjë që i mundësoi të shkonte në burgun e hapur në Strugë.(INA)

TË FUNDIT
7 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
9 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
9 orë
Spanja kampione e Evropës
11 orë
Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
11 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

ME TE LEXUARA

23 orë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)
15 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
22 orë
Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë
15 orë
Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave
22 orë
Pritjet kufitare, ja sa po pritet në Tabanoc dhe Bogorodicë
15 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion
20 orë
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
13 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

LEXO MË SHUMË

IMG_4368

Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

herol-750x896

Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë

IMG_4367

Spanja kampione e Evropës

IMG_4366

Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

INFO

NA NDIQ