Nedim Shaqiri nga Klubi i Karatesë “Rinia”, është shpallur kampion ballkanik në ekipore.
Në kampionatin ballkanik për kadet, junior, U21, që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë ai ka treguar një performancë të shkëlqyeshme.
Në garat ekipore mes përfaqësuesve të shteteve, Nedim Shaqiri pas tri xhirove të fituara, një ndaj Bullgarisë, Turqisë dhe ndaj BeH arritën që me reprezentacionin e Maqedonisë në kategorinë e juniorëve të fitojnë medaljet e artë.
Fitorja e Nedimit ishte vendimtare në finale kundër Bosnjës.
Për Nedim Shaqirin kjo është medalja e tretë e artë në nivel të kampionatëve ballkanike. Urime dhe suksese. (INA)