Negociatat në prapaskenë/ A mundet Kina ta bindë Putinin?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/03/2022

Nga Inga Fresner, BILD

Ndërkohë që lufta është ndezur në Ukrainë, në prapaskenë po bëhet një luftë e ehtshme me fjalë për të gjetur një zgjidhje. Qëllimi i parë: një armëpushim.

Protagonistët në trillerin diplomatik janë aktualisht kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Të dy folën të martën me kreun e shtetit të Kinës dhe liderin e partisë, Xi Jinping.

Televizioni shtetëror kinez bëri me dije se ka pasur edhe një kalim në video. Kancelaria gjermane tha se ata ranë dakord që të mbështesin plotësisht të gjithë negociatat që synojnë një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Të tre u shprehën në favor të lehtësimit humanitar dhe eksesit në zonat e kontestuara duke krijuar korridore evakuimi funksionale.

Megjithatë qëllimi i dy evropianëve është që të bindin Xi Jinping që të përdorë ndikimin e tij në Kremlin për t’i dhënë fund luftës.

Pse Kina luan një rol kaq të rëndësishëm?

Kina aktualisht ka lidhjen më të mirë me Moskën. Ish-këshilltarja për strategjinë e NATO-s, Stefanie Babst thotë se qëllimi është që të përdoret NATO si këshilltare në konflikt.

Në një intervistë, Babst shpjegoi: “Pekini ka interesat e tij për t’i dhënë fund luftës. Sepse sanksionet kundër Rusisë po ndikojnë në ekonominë globale. Pekini ka frikë se sanksionet kundër Rusisë mund të kenë një ndikim në vetë ekonominë e Kinës”.

Kjo sepse rritja ekonomike e Kinës është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimin e ekonomisë botërore.

Lidhjet ekonomike të Pekinit shtrihen në të gjitha anët e botës, veçanërisht në Perëndim. Anashkalimi i Rusisë në një rend të sapoformuar botërore kërcënon ambiciet afatgjata të Kinës.

Kina po ashtu thekson: të gjithë përpjekjet diplomatike kanë mbështetjen tonë. Kina dëshiron të luajë një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes. Është gjithashtu e përgatitur, nëse është e nevojshme të ndërmjetësojë së bashku me komunitetin ndërkombëtar.

Megjithatë të hënën, ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang Yi e bëri të qartë se Republika Popullore qëndron pas ‘partnerit të saj strategjik’, Rusisë.

Me një gjuhë të thjeshtë, kjo do të thotë se kur vjen puna për të qenë të ashpër, Kina shtë në krahun e Rusisë. Atëherë, sipas ekspertëve, do të jetë një betejë e rendeve botërore.

Diplomacia në kohë krize

Sepse me çdo ditë të re lufte, frontet ngurtësohen. ‘Nëse nuk arrijmë të vendosim një armëpushim, atëherë një përshkallëzim i konfliktit- edhe politikisht- është i pashmangshëm,’ thotë strategia e NATO-s.

Të shtunën në mëngjes, kryeministri izraelit Naftali Bennett udhëtoi fshehurazi për në Moskë. Mediat izraelite e mësuan vetëm në darkë dhe folën për një udhëtim sekret. Pastaj Bennett u ndal te kancelari gjerman Olaf Scholz dhe e informoi atë për takimin. Zyrtarisht thuhet se mbetemi në dialog për konfliktin. Asgjë më shumë nuk doli.

Të enjten e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i telefonoi Putinit. Rezultati ishte vetëm se u kuptua se udhëheqësi i Kremlinit është shumë i vendosur për të kontrolluar të gjithë vendin.

Edhe qeveria amerikane është e përfshirë. Në veçanti Uashingtoni po mbështet qeverinë rreth presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në negociatat me Rusinë.

Të shtunën në mbrëmje, presidenti i SHBA, Joe Biden telefonoi Kievin. Të dy biseduan me njëri-tjetrin për rreth gjysmë ore.

përkthyer nga Syri.net

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ziadin sela

Ziadin Sela: Kosova dhe Shqipëria të na marrin shembull, të bashkohen

trupat britanike kosove

“Blindohen” kufijtë e Evropës, 20 mijë ushtarë në gatishmëri kundër Rusisë – ja “zona e nxehtë’ ku mund të nisë konflikti

lukaku

Lukaku e preferon kalimin në Saudi Pro League

google

Google do të fillojë të tarifojë për atë që përdorim çdo ditë?

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

gordana siljanovska davkova

VMRO-DPMNE mban tubimin e parë, Siljanovska – Davkova: Ne jemi europianët e vërtetë

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Instagram po teston një veçori të re

guardiola

​Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë

bilall kasami

Kasami prezanton një prurje të re në Çair (FOTO)

INFO

NA NDIQ