Nejmari ishte gati të firmos me Bajernin para se të shkonte në Barcelonë?!

Picture of Ina Online
Ina Online

28/02/2025

Neymar Junior, në intervistën e tij shumë të përfolur në ‘Podpah’, ku tregoi pse firmosi për Barcelonën pavarësisht se kishte një “çek të bardhë” nga Real Madridi, zbuloi edhe një tentativë interesante të Pep Guardiolës për të penguar kalimin e tij te Barça dhe për ta transferuar te Bayerni.

Lojtari aktual i Santosit rrëfeu se në vitin 2012, Pep Guardiola e vizitoi në orën 2 të mëngjesit për ta bindur të nënshkruante me Bayernin verën e ardhshme.

“Pasi fitova çmimin Puskas (çmimi për golin më të bukur të sezonit), isha shumë pranë Bayernit… për shkak të Pep Guardiolës”, tregoi Neymar me një buzëqeshje.

Trajneri, i cili kishte lënë Barcelonën dhe ishte pranë marrjes së drejtimit të klubit gjerman, u shfaq në dhomën e atëhershme të Neymarit teksa ishte i shoqëruar nga babai i brazilianit dhe një përkthyes.

“I veshur vetëm me të brendshme dhe një fanellë, hap derën dhe shoh babanë tim dhe Guardiolën. Kthehem mbrapsht, vesh pantallonat e shkurtra. Aty ishin babai im, Guardiola dhe një përkthyes. Guardiola u ul në dhomën time dhe më tha: ‘Dua të të marr në ekipin ku do të shkoj (Bayern Munich)’. Në atë moment ai nuk kishte ende një klub. ‘Dua që të vish me mua, eja të luash me mua, do të të bëj futbollistin më të mirë në botë'”, kujtoi Neymar.

Braziliani shtoi se “Guardiola më tregoi një letër, hapi laptopin dhe më tha: ‘Do të luash këtu, do të bësh këtë, nëse nuk shënon 60 gola këtë sezon, ta ndryshoj emrin'”.

“I thashë… mirë, por për cilin ekip? Pep më tha: ‘Nuk mund ta them ende sepse nuk është finalizuar’. Por unë e binda, dhe më në fund më tha: ‘Do të firmos me Bayernin. E di që është një qytet i ftohtë, por do të kujdesem për ty'”. Në fund vendosa të nënshkruaj për Barcelonën”, përfundoi Neymar.

TË FUNDIT

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit, ja si përgjigjet

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË