Nën emocionet e fitores së madhe Grubi takon Taulantin

INA
INA

14/10/2023

Zëvendësministri i Maqedonisë, Artan Grubi ka takuar Taulant Seferin, lojtarin nga Kumanova që shënoi dy gola në ndeshjen me Çekinë.

“Nën emocionet e fitores së madhe të Kombëtares Shqiptare të Futbollit ndaj Çekisë dhe hapit të madh përpara drejt Euro 2024 në Gjermani, me kënaqësi mirëprita sot në takim golashënuesin e dy golave vendimtare, futbollistin nga Kumanova, Taulant Seferin.

E përgëzova Taulantin për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme, shpirtin dhe zemrën që i jep fanellës kuq e zi në çdo përballje bashkë me shokët e skuadrës dhe krenarinë që kanë mbjellur në zemrat tona.

Suksesi i kombëtares qëndron në rrënjët e bashkimit! Urova që rrugët e fitoreve të vazhdojnë dhe në nëntor të festojmë arritjen e madhe të kualifikimit mes më të mirëve të Europës!”, deklaroi Grubi. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

genc nuza

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund – PSG në UEFA Youth League

Xhaka Taulant

Taulant Xhaka dënohet me dy ndeshje moslojë, për këtë ndërhyrje të stilit “kung-fu” (FOTO)

ibrahimovic

Ibrahimoviq rikthehet te Milani për herë të tretë

Ivan-Celikovic-

Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i Shkëndijës!

broja

Mesazh i koduar për Brojën? Pochettino: Që të fitohet ndeshja, duhet shënuar gol

haqim memedi

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi

Mirlind Daku

Gol dhe fitore, Mirlind Daku merr vlerësimin e merituar tek Rubin Kazan

mourinho

Tifozët e Romës të dashuruar me Mourinhon: “Romanist për jetën”…

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tregon se si ndryshoi gjithë sistemin për ta përmbysur Crystal Palacen

INFO

NA NDIQ