Nën sloganin “O sot, o kurrë”, mbahet sot protesta e opozitës në Shqipëri

INA
INA

20/02/2024

Partia Demokratike e Rithemelimit në Shqipëri së bashku me aleatët opozitar kanë paralajmëruar protestë paqësore nën sloganin “O sot, o kurrë”, para Kryeministrisë.

Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cituar 20 shkurtin si ditën e shqiptarëve. Sipas opozitës, 20 shkurti është dita për të qëndruar, për të kërkuar një shtet që respekton Kushtetutën, parlamentin, qytetarët dhe të drejtat e tyre.

Datën 20 shkurt 2024 e kanë krahasuar me datën e njëjtë të vitit 1991, ku protestat sollën përmbysjen e monumenteve të diktaturës. Opozita është bërë bashkë nga shumica e partive, përjashtuar PDIU-në, LZHK-në dhe PD-zyrtare të Lulzim Bashës. Kjo është protesta e parë që ish-kryeministri, Sali Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak se ndodhet në “arrest shtëpiak”. Policia e Shtetit njoftoi se ka marrë masa për të ruajtur sigurinë dhe rendin, duke vendosur në dispozicion rreth 1200 forca policore dhe kamera me rezolucion të lartë përgjatë bulevardit.

“Çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar që do shkelë në Tiranë më 20 shkurt, do marshojë bashkë me këto dy forca madhore krah tij. Protestuesit më 20 shkurt do kenë në njërin krah të vërtetën, kurse në krahun tjetër bashkimin” , deklaroi Sali Berisha ish kryeministër. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pasaporta

Dy muaj pritje për një pasaportë

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Screenshot_2024-04-17-17-23-19-952_com.facebook.katana-edit

Glauk Konjucva në kafe me liderët e VLEN-it, në Çarshinë e Shkupit

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

IMG_1188

Serbia bllokon shtetasit e Kosovës edhe në Tabanoc

kufiri kroaci serbi

Kosova u bën thirrje qytetarëve të saj të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi

mihalis rokas

Diplomati grek, Rokas edhe zyrtarisht ambasador i ri evropian në Shkup

INFO

NA NDIQ