Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

INA
INA

03/10/2023

“Mezi rrinte në këmbë, i mbidozuar nga ilaçet, nuk munda as të njoh fëmijën tim”, thotë për “A1on” nëna e 17 vjeçarit Anes Abdulovski nga Manastiri i diagnostikuar me autizëm, i cili për shkak të nervozizmit dhe agresionit të cilin e ka treguar në pubertet është vendosur në spitalin psikiatrik në Demir Hisar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

17-vjeçari ka vizituar shkolla dhe qendra ditore deri në momentin që ka hyrë në pubertet, e cila është periudha më e keqe për personat me autizëm në zhvillimin e këtyre fëmijëve.

Prindërit kanë kërkuar ndihmë dhe djali është vendosur në spitalin psikiatrik në Demir Hisar ku ka qëndruar për pesë javë. Gjatë kësaj përudhe e kanë takuar shumë herë, por nuk iu është lejuar të hynë brenda në dhomë, por me një përcjellje të mbajtur për disa minuta në oborr.

“Më lajmëruan se mundem për disa ditë të marr djalin në shtëpi dhe ta sjell përsëri. Spitali ka marr njoftim për vizitën nga delegacioni i Bashkimi Evropian. Por kur e morëm, çka të shohim, fëmija mezi rrinte në këmbë, mbidozë me ilaçe. Ka plagë të mëdha të çara që janë të thella dhe bëhen kur fëmija përpiqet të çlirohet. Nuk ka asnjë mënyrë që ta kthejmë fëmijën atje. Ne kërkuam që ai të qetësohej dhe të merrte terapi. Nuk mund ta njohim fëmijën tonë. Ne kemi ardhur në Manastir për të jetuar vetëm me qira për të siguruar kushte më të mira për zhvillimin e tij. Askush nuk po ndërmerr asnjë veprim apo nuk po na telefonon për fëmijën pas kësaj”, tha për “A1on” Salka Abdulovska, nëna e 17-vjeçarit Anes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti është pyetur për reagimin e prindit të fëmijës, ndërsa tha se djali me autizëm ka qenë i trajtuar sipas të gjitha protokolleve të dhëna nga ekspertët e psikiatrisë.

Për pyetjen e gazetarit për trajtimin e pacientit në Manastir, ai u përgjigj se kontrolli i jashtëzakonshëm ka përfunduar dhe tashmë ka raport dhe ka lëshime si në diagnostikimin ashtu edhe në trajtimin e djalit.

“Menjëherë dhashë vendim, është formuar komision ekspertësh të cilët do të jenë në terren sa më shpejt që është e mundur, në vend dhe ekspertë nga të gjitha fushat do të vendosin saktësisht se ku janë boshllëqet. Pas raportimit të tyre do të marrim masa të tjera”, theksoi ministri.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

Boban Stefkovski Gazi Baba

LSDM: Kryetarët e VMRO-së marrin 1500 euro rrogë, ndërsa qytetarëve të Gazi Babës u kanë borxhe

moti dimer acar temperatura

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

tanja fajon

Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

INFO

NA NDIQ