Nëna e Rita Orës publikon fotografi të rralla të vajzave të saj si të vogla kur merrnin pjesë në shfaqje baleti

0

Ashtu sikurse vajza e saj me fame botërore, edhe e ëma e këngëtares Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, Vera ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të rralla nga e kaluara e dy vajzave të saj: Ritës dhe Elenës.

Bëhet fjalë për disa imazhe të realizuara në fëmijërinë e tyre të hershme, ku ato së bashku u bënë pjesë e një shfaqje baleti në shkollë.

“Rita Ora, Elena Ora në shfaqejen e baletit! Besoj se ëndrrat janë dhënë për një arsye. Ju dua qershiat e mia”, janë fjalët e Verës për vajzat e tyre.