Nëna e Ritës, krenare për paraqitjen glamuroze të vajzës së saj në “American Music Awards”

0

Natën e 9-të Tetorit, këngëtarja Rita Ora ishte pjesëmarrëse në një ndër ngjarjet më të mëdha të muzikës, ‘American Music Awards’.
Ndonëse nuk ishte e nominuar për asnjë çmim, vetë paraqitja e Ritës në tabetën e kuqe të këtij eventi e bëri nënën e saj të ndihet krenare, shkruan lajmi.net

Rita së bashku me Constance Wu, ato prezantuan në skenën e AMA çmimin “Dueti/Grupi më i mirë i zhanrit Pop/Rock”, çmim të cilin e fituan grupi Migos.

Vera Ora në llogarinë e saj në Instagram e ka publikuar një foto të vajzës së saj.

”Rita Ora absolutisht e mrekullueshme në tapetin e kuq, nënë krenare”, ishin fjalët e Verës pranë postimit.Duhet kujtuar se të pranishme në ‘AMA’ ishin edhe Dua Lipa e Bebe Rexha të cilat kanë qenë të nominuara por nuk fituan asnjë çmim.

Komentet

komentet