Nënkryetari i Serbisë përgjegjës për krimet në Kosovë është i lindur në një fshat të Gjakovës

Komandanti serb Bozhidar Deliq përgjegjës për krimet në Kosovë që u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, ka lindur në fshatin Lugbunar të Gjakovës.

Sipas Eduard Frrokaj, Deliq që ishte komandant i brigadës 549 të motorizuar ka komanduar masakrën e 376 shqiptarëve në Mejë.

“Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani duhet te reagojne urgjent ne te gjitha instancat ne lidhje me emerimin e Bozhidar Deliq nenkryetar i Parlamentit te Serbise .Bozhidar Deliq i lindur ne Lugbunar te Gjakoves me 1956 ne baze te deshmive ,raporteve nderkombetare dhe serbe eshte pjesmarres ne krime masive.

Ne foton 1 tek Fondi per te drejten humanitare pershkruhet pjesmarrja e brigades 549 te motorizuar qe komandohej nga Deliq ne sulmin qe dergoj ne masakrimin e 376 shqiptareve ne Meje ne mesin e tyre 38 femije. Ne foton 2 eshte harta e sulmit e forcave serbe ne Meje dhe perreth Mejes ku shihet se brigada e Deliq 549 ishte e vendosur ne dy vende ne Korenice shume afer Mejes .Ne mesin e 376 te vrareve 68 u vrane ne Korenice”, ka shkruar Frrokaj.