Nënshkruhet memorandumi mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës

Picture of Ina Online
Ina Online

18/01/2025

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Kiev mbajti takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Ukrainës, përgjegjëse për Integrime Evropiane dhe Euroatlantike, ministre e Drejtësisë dhe kryenegociatore për anëtarësimin e Ukrainës në BE, Olga Stefanishina. Në fokus të takimit ishte nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për çështjet lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian, për të cilin si nënshkrues të caktuar në emër të Qeverive të të dyja vendeve janë kryenegociatorët me BE-në, Murtezani dhe Stefanishina.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i Murtezanit, u potencua rëndësia e integrimit evropian si prioritet strategjik për të dyja vendet. Ministri Murtezani potencoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i besueshëm dhe i bazuar në merita, që të sigurojë stabilitet dhe progres.

“Maqedonia e Veriut mbështet Ukrainën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian ndërkaq kjo vizitë konfirmon aspiratën tonë të përbashkët drejt vlerave evropiane. Procesi i aderimit në Bashkimin Evropian nuk duhet të jetë përjashtim, por gjithëpërfshirës dhe i bazuar në merita, duke i mundësuar Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor shans ligjor për progres. “Uniteti dhe solidariteti mes popujve tanë janë kyçe për ndërtimin e Evropës së fuqishme dhe të unifikuar”, theksoi Murtezani.

TË FUNDIT

Taravari:Ali Ahmeti e mbushi kupën! Është koha për Dorëheqje

Ramadani: Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i ASH-së, Gjykata me shtrembërime

Gjykata e Tetovës vendos: Kryetar i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË