Nëntë kandidatë në garë për president

ina-online
ina-online

23/02/2024

Në Maqedoninë e Veriut tashmë janë shpallur nëntë kandidatë për garën për zgjedhjet presidenciale, përcjell INA.

Mes tyre janë gjashtë maqedonas, dy shqiptarë, një boshnjake.

Kandidaturën për president i pari e shpalli mjeku Velo Makrovski, i cili do të mbledhë nënshkrime si kandidat i pavarur.

Më pas kryetari i Aleancës për Shqiptarët, doktor Arben Taravari, si kandidat i opozitës shqiptare VLEN.

Pas tij vijoi profesoresha universitare, Biljana Vankovska nga E Majta(Levica).

Kandidaturat vijuan me Bujar Osmanin, doktorin dhe ministrin e jashtëm nga BDI.

LSDM si partia më e madhe në pushtet do ta rikandidoj profesorin Stevo Pendarovski.

Ndërsa, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sërish me profesoreshën Gordana Siljanovska-Davkova.

Në garë për herë të parë si risi ka hyrë aktivistja Mersiha Smailoviq e komunitetit boshnjak.

Partia e vogël GROM për kandidat presidencial zgjodhi liderin e saj, Stevço Jakimovski, ndërsa partia e sapoformuar ZNAM, do ketë kandidat liderin e saj, kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë që sigurisht do të ndodhë do mbahet më 8 maj, në ditën kur votohet edhe për zgjedhjet presidenciale.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ