Nëntë shtetas të RMV-së janë goditur nga tërmeti, por ata janë të sigurt

Ministria e Jashtme e RMV-së ka informuar se tetë nxënës dhe mësuesi e tyre nga Maqedonia e Veriut që u goditën nga tërmeti në Turqi janë nxënës të një shkolle të mesme të Gostivarit.

Asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën dhe një nga dy nxënësit e plagosur, i cili ka pësuar frakturë gjatë tërmetit, ka marrë ndihmën e parë mjekësore, përcjell INA.

Ministria shton se të nëntë janë të sigurt dhe jashtë rrezikut për jetën dhe se një nga dy nxënësit e lënduar, i cili ka pësuar frakturë gjatë tërmetit, ka marrë tretman mjekësor fillestar. Sipas Ministrisë së Jashtme, ai tashmë është gati të kthehet në vend së bashku me anëtarët e tjerë të grupit pasi në vendngjarje të mbërrijë një diplomat nga Ambasada në Ankara.

Sipas të dhënave të fundit që disponon Ministria e Punëve të Jashtme, aktualisht në Turqi nuk ka shtetas të tjerë të Maqedonisë të cilët janë në rrezik apo që kanë nevojë për ndihmë.

“Përfaqësuesit tanë qëndrojnë të hapura për ndërhyrje të mundshme nëse lind nevoja. Shfrytëzojmë rastin të theksojmë edhe një herë se misionet tona diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup. 38975273732″, bën me dije Ministria e Punëve të Jashtme. (INA)