“Nëntori i ftohtë” merr edhe një çmim ndërkombëtar

0

Sukses tjetër i filmit Filmi “Nëntori i ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina ka fituar Çmimin Mirënjohje Speciale të Jurisë, në Festivalin e filmit GoEast në Gjermani. Me këtë çmim, ky film ka shënuar edhe një sukses tjetër në arenën ndërkombëtare. Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka bërë të ditur se çmimin e kanë pranuar regjisori i filmit, Ismet Sijarina dhe producenti Fatmir Spahiu.

Cold November / Nëntor i ftohtë i regjisorit Ismet Sijarina triumfon ne GoEast Film Festival duke rrëmbyer Çmimin…

Gepostet von Qendra Kinematografike e Kosoves am Dienstag, 16. April 2019

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike, Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë, transmeton rtv21.tv Filmi është me regji të Ismet Sijarinës, skenar të Arian Krasniqit e Ismet Sijarinës dhe producentë Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Paskal Semini dhe Valon Bajgora. Drejtor fotografie i filmit është Sevdije Kastrati dhe montazher Vladimir Pavlovski. Në rolet kryesor paraqiten aktorët e njohur: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli./21Media