Nepali ndalon TikTok-un

INA
INA

14/11/2023

Nepali e ka ndaluar rrjetin social TikTok sepse përmbajtja e tij “ishte e dëmshme për harmoninë sociale”.

Vendimi vjen disa ditë pasi vendi prezantoi një rregull të ri që kërkon që kompanitë e mediave sociale të krijojnë zyra ndërlidhëse në vend.

TikTok i cili ka rreth një miliard përdorues në muaj, është ndaluar nga disa vende, përfshirë Indinë.

Në fillim të këtij viti, Montana u bë shteti i parë amerikan që e ndaloi atë, ndërsa Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar e ndaloi atë nga rrjeti i tij.

Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit, Rekha Sharma tha se platforma përhap përmbajtje që kanë qëllim të keq.

Ai shtoi se “ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe autoritetet e telekomit janë drejtuar për ta zbatuar vendimin”.

Por Gagan Thapa, një udhëheqës i lartë i Kongresit Nepal, i cili është pjesë e qeverisë së koalicionit, ka vënë në pikëpyetje vendimin e qeverisë për ndalimin e TikTokut.

Ai tha se ishte një përpjekje për të frenuar lirinë e shprehjes dhe zyrtarët duhet të fokusohen në rregullimin e platformës.

TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për shqetësimet se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze.

Më shumë se 1600 raste të krimit kibernetik të lidhura me TikTok janë regjistruar gjatë katër viteve të fundit në Nepal, sipas raporteve të mediave lokale.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

whatsapp-main-600x360

WhatsApp së shpejti do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

meta-logo-1

Meta anulon mundësinë për të biseduar me miqtë nga Facebook në Instagram

Bitcoin

Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

Bitcoin

Bitcoin kap vlerën e 41 mijë dollarëve. Pse po rritet pikërisht tani?

iphone- telefon mobil

Shumica nuk i dinë këto gjëra për iPhone

gta6

Rrjedh ‘traileri’ i GTA 6, zbulohen detajet e para

iphone- telefon mobil

Tre këshilla si të zgjidhni smartfonin e duhur Android

Elon Musk X twitter

A mund të falimentojë X (ish-Twitter) nën udhëheqjen e Elon Musk?

chat-gpt

“ChatGPT” festoi ditëlindjen e parë dhe ja si ndryshoi botën brenda një viti

INFO

NA NDIQ