Në ngjarjen “Burra të vitit 2021” organizuar nga Gentleman Magazine (online revista e parë e specializuar për burra në vend) dhe Friday Communications, drejtori ekzekutiv i Neptun Maqedoni, z. Goran Cvetinov, menaxher i dëshmuar që pas tij ka një karrierë të suksesshme, fitoi çmimin “Menaxheri i Vitit për vitin 2021”.
Bëhet fjalë për një ngjarje të mirënjohur që në më shumë se 70 vende të botës bashkon meshkujt më të suksesshëm në disa kategori dhe shpërblen 13 meshkujt më të suksesshëm në 13 kategori të ndryshme për arritjet dhe kontributin e tyre. Ashtu siç i ka hije një shoqërie moderne dhe altruiste, në manifestimin që u mbajt në Shkup, u mirëpritën fuqishëm të gjitha përpjekjet dhe sukseset e veprimtarëve aktiv në mjedisin tonë, individëve dhe kompanive që çdo ditë me veprimet e tyre kontribuojnë për një jetë më të mirë dhe më cilësore. Një nga ato organizata me përgjegjësi shoqërore në vendin tonë është Neptun Maqedoni, shembull i dëshmuar në tregti për udhëheqje të mirë, konkurrencë lojale dhe mjedis të këndshëm për ndërtimin e karrierës.
“Qoftë tek një klient, partner apo punonjës i ardhshëm, ajo që më çon në ndërtimin e një brendi është të përcjell përkushtimin, kreativitetin dhe vizionin tim. Është nder dhe privilegj të jesh pjesë e një organizate që është e përkushtuar për t’u kujdesur për punonjësit e vet, klientët dhe përgjegjësinë shoqërore. E gjithë kjo për mua është një burim i paçmuar frymëzimi dhe force; ndihem i nderuar që kam mundësinë të jem lider i Neptun Maqedonisë. “Ky lloj mirënjohjeje është vetëm një konfirmim i përpjekjeve të mia dhe inkurajim për të vazhduar më tej me aktivitete dhe iniciativa të reja për zhvillimin dhe rritjen e kompanisë dhe sigurisht zgjerimin e potencialeve personale.” – tha drejtori ekzekutiv i Neptun, z. Goran Cvetinov.
Planet e një menaxheri të suksesshëm lidhen gjithmonë me realizimin e misionit, vizionit dhe vlerave të kompanisë. Mundi i z. Cvetinov është në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve që ofron Neptun, në mënyrë që të kënaq klientët dhe të tejkalojë pritjet e tyre.
“Me intensitet edhe më të madh se më parë, do t’i përkushtohem kuptimit të qëndrimeve, kënaqësisë dhe perceptimeve të punëtorëve në mënyrë që secili koleg të jetë më i motivuar dhe të përmbush qëllimet e vendosura. Të investojmë në veten tonë, të investojmë në vlera, në kompaninë ku punojmë, në ekipet në të cilat punojmë, në projektet”, tha Cvetinov.
Dëshmi e punës së përkushtuar dhe të suksesshme është çmimi në kuadër të projektit “Muaji i tregtisë” i cili tradicionalisht, për pesëmbëdhjetë vjet radhazi realizohet nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me agjencinë SWOT Research dhe vitin e kaluar 2021 e realizoi në periudhën prej 1 deri më 25 nëntor. Në kuadër të këtij projekti, blerës të pavarur dhe objektiv, sekret (përmes blerjeve të organizuara misterioze) zgjedhin dyqanet më të mira në tregun maqedonas. Me gjithsej 723 vizita në 241 dyqane, klientët vlerësojnë cilësinë e shërbimit në shtatë kategori:
– pamja e pikës së shitjes
– kontakti i parë me punonjësit
– Protokollet për Kovid 19
– shërbimi
– shkathtësitë e shitjes
– kontakti përfundimtar
– kënaqësia nga përvoja e blerjes.
Pllakat u jepen tregtarëve më të mirë që kanë arritur vlerësimin më të lartë të përgjithshëm sipas kriterit të shërbimit të shqyrtuar. Për vitin e kaluar 2021, Neptun Maqedoni është fitues i çmimit në kategorinë Pajisje për amvisëri, teknikë e bardhë dhe gjithçka për shtëpi.
I njohur nga klientët, por edhe nga industria e medias dhe marketingut, Neptun edhe vitin e kalur 2021 si vitet e kaluara e përfundoi me një pozitivet, imazh të mirë dhe valë të re motivimi për sfidat e ardhshme. Dhe se e gjithë kjo, ndër të tjera, duhet të shërbejë si nxitje dhe si shembull i mirë se si duhet të jetë për gjeneratat e ardhshme, për të rinjtë, për entuziastët, është mesazhi i mëposhtëm që z.Cvetinov ua drejton veçanërisht të rinjve: ” Të rinjtë duhet të dijnë një gjë, asgjë nuk vjen lehtë dhe ju duhet të jeni të përgatitur për të mësuar nga çdo mossukses, sepse kjo do t’i ndihmojë ata të marrin vendime më të mira që çojnë në sukses më vonë. Përderisa shumë njerëz heqin dorë pasi marrin një përgjigje negative për një projekt ose qëllim të parealizuar, pjesa tjetër që këmbëngul do të ketë sukses të sigurt më vonë. “Qëndrueshmëria dhe vizioni janë çelësi i suksesit, aq.” – tha menaxheri më i suksesshëm i vitit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Goran Cvetinov nga Neptun Maqedoni.