Neritan Ceka infektohet me Covid, si është gjendja e tij shëndetësore

0

Profesori dhe politikani i njohur, Neritan Ceka është prekur nga koronavirusi prej disa ditësh.

Ceka nuk ka pranuar të shtrohet në spital, duke preferuar të kurohet në shtëpi.

Përveç ilaçeve përkatëse, burime për “Panorama”, bëjnë me dije ai po ndihmohet edhe me një pajisje për oksigjen për t’i lehtësuar frymëmarrjen.

Mësohet se profesor Ceka është infektuar prej nëntë ditësh.

Gjithashtu, pozitive me Covid 19 ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij.