“Nermin, hajde” është skulptura qe evokon tmerrin e Srebrenicës

0

Halil Matoshi

Nermin-eee, hajde!!!

OTAC RAMO DOZIVAO JE SINA: ”Nermine-eee, slobodno kod Srba, svi hajte”! (Nermin-eee hajde …, lirisht tek serbët, të gjithë hajdeni…)

Kjo ishte thirrja ma e trisht dhe përshkrimi i dokumentuem tuj ndodhë i mizorisë së fashizmit serb, mizori që e mbylli shekullin e 20-të në Mejë dhe gjithandej në Kosovë.

“Nermin, hajde” është skulptura qe evokon tmerrin e Srebrenicës së 11 korrikut 1995.
Fotografinë e Ballkanit të fundshekullit 20.
Kjo është piktura e shtangur (vepër e Mensud Keco) që klith, klithma e fundit e Ramo Osmanović-it i cili ishte detyrue nga barbarët e Ratko Mladić me e thirrë të birin, ngase i ishte thânë se nuk ka me u ndodhte asgjâ.
Trupat e Ramo dhe djalit të tij Nermin u gjetën në vitin 2008 në një varrezë masive ngat Srebrenicës.
Kjo asht thirrja e nji babe të cilen nuk e dëgjoi Zoti, kurse njeriu religjioz në emnin e po atij zoti shkrepi plumbat e urrejtjes patologjike mbi Ramo, Nermin dhe 8372…njerëzve, të cilët nuk kanë nevojë për ne-siç tha Hanah Kral – ne kemi nevojë për klithmën e tyne!?
Me u vërtetu nëse ende jemi njerëz!?

https://m.novi.ba/clanak/204335/otac-ramo-dozivao-je-sina-nerminee-slobodno-kod-srba-svi-hajte?url=clanak/204335/otac-ramo-dozivao-je-sina-nerminee-slobodno-kod-srba-svi-hajte