Nëse ASH e merr drejtësinë, ja si reagon ministri aktual Tupançevski

Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski ka komentuar opsionet nëse ASH do të marr dikasterin që drejton ai.

“Kjo është hera e tretë që më bëjnë këtë pyetje në dy ditët e fundit. Absolutisht që unë si ministër, por edhe Ministria e Drejtësisë nuk jemi të rënduar nga ky zhvillim i ngjarjeve. Unë thashë, deri në ditën e fundit, sa të jemi në Ministri, do të japim maksimumin. Nuk do të doja të komentoja kontekstin politik apo partiak që çoi në këtë, por ajo që më duhet të them është se, padyshim, ne jemi një ministri që deri tani kemi mundur të mburremi me rezultate të caktuara. Ne gjithashtu kemi disa ide se si t’i përmirësojmë gjërat. Nuk jam i sigurt që ndryshimi i papritur i ministrave është zgjidhja më e mirë, por definitivisht nuk varet nga Ministria e Drejtësisë”, theksoi Tupançevski.

Sipas tij, shumë gjëra varen nga faktorë që nuk lidhen drejtpërdrejt me Ministrinë. “Nuk ka një barrë të tillë si do të jetë zhvillimi i ngjarjeve, ne patjetër jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave”,  tha Tupancevski.(INA)