Nëse dëshironi punë në Slloveni, lehtësohen procedurat

ina-online
ina-online

26/01/2024

Të huajt do të mund të gjejnë punë më lehtë në Slloveni. Ky shtet propozon ndryshime ligjore që lehtësojnë punësimin e punëtorëve të huaj.

Ministria sllovene e Punës propozoi ndryshime në Ligjin për Punësimin, Vetëpunësimin dhe Punën e të Huajve, i cili do të jetë në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian dhe do të lejojë që puna sezonale e të huajve të shtrihet në turizëm dhe hoteleri.

Me ndryshimet e propozuara, të cilat do të dalin në një dëgjim publik deri më 6 shkurt, termi “punë sezonale”, i cili deri më tani ishte i kufizuar vetëm në bujqësi dhe pylltari, zgjerohet në sektorin e turizmit dhe hotelierisë, raportoi STA.

Propozimi redukton kohëzgjatjen minimale të kërkuar të kontratës për punëtorët e huaj për punësim me kualifikim të lartë nga një vit në gjashtë muaj.

Ministria e Punës do t’i lejojë të huajt që qëndrojnë në Slloveni për arsye të tjera përveç punës, të punësohen bazuar në një leje qëndrimi të përkohshme dhe një fletë informacioni të lëshuar nga Zyra e Punësimit. Në një situatë të papunësisë rekord të ulët, punëdhënësit kanë mungesë të fuqisë punëtore. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

1

Oda kërçovare në Zvicër ndau mirënjohje për veprimtarë dhe personalitete të suksesshëm të diasporës

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Screenshot_2024-03-03-13-23-31-627_com.facebook.katana-edit

I riu nga Kosova pushton skenën e American Idol me këngën ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’

Nora-Taravari-921x614

Fjalimi emocional i zonjës Taravari, citon një hadith domethënës

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

INFO

NA NDIQ