Nëse do të shkoni për pushime në Mal të Zi, patjetër duhet ta dini këtë

INA
INA

02/06/2023

Në Mal të Zi, nga 1 qershori kanë filluar të zbatohen rregullat për shfrytëzimin e plazheve, të cilat do të kënaqin të gjithë turistët, pasi pas orës 17 përdorimi i shezlloneve dhe ombrellave do të jetë plotësisht falas në plazhet publike dhe në plazhet e tjera, me përjashtim të hoteleve.

Kështu ka bërë të ditur Menaxhmenti Publik i Pronës Detare të Malit të Zi, përcjell Faktor.mk.

Ky vendim është marrë sepse nuk ishte “e drejtë që ky çmim t’i ngarkohej të gjithë atyre që në plazh dalin pasdite”.

Sipas kësaj rregulloreje, në çdo plazh duhet të vendoset një tabelë informuese.

Ai do të tregojë orarin e hapjes së plazhit, çmimin e shezlongëve dhe ombrellave, cilësinë e ujit që do të matet çdo shtatë deri në 10 ditë dhe llojin e plazhit: plazhe miqësore, nudiste, publike ose hoteliere.

Në këtë mënyrë çdo i ftuar do të ketë informacion të plotë për vetë plazhin dhe çmimet e tij, në mënyrë që të mos ketë më surpriza dhe qiramarrësit do të kontrollohen nëse punojnë sipas rregullores, në të kundërt do të sanksionohen.

Në bregdetin malazez, përveç plazheve publike dhe hoteleve, ofrohen edhe 12 plazhe me tematikë, në mënyrë që çiftet e dashuruar, të rinjtë në kërkim të argëtimit, nudistët apo të ftuarit me kafshë shtëpiake, të kenë “copën e bregdetit” të tyre ku mund të pushojnë. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

cedomir jovanoviq

Çedomir Jovanoviq: Do ta njihja Kosovën si shtet të shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë atje

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

pendarovski-nato

Pendarovski: Shën Klimenti le të jetë mësim për shoqërinë tonë

INFO

NA NDIQ