Nëse duam Kosovë të pa rrezikuar nga serbët, le t’ia kthejmë atë Serbisë?!

INA
INA

28/05/2023

Kim Mehmeti
Nuk është gjithaq e frikshme ushtria serbe në kufi me Kosovën, as bandat serbe që e destabilizojnë veriun e saj, sa të trishton mendësia e ‘mendimtarëve’ shqiptarë që nuk e kanë kuptuar se shteti të takon vetëm për aq sa je i gatshëm ta mbrosh atë, e të cilët pyesin: çka nëse na sulmon Serbia e neve nuk na mbrojnë perëndimorët?
Kur i dëgjon këto pyetje publike që mbjellin frikë te populli, të vjen t’u thuash: nëse doni të flini të qetë, nëse doni shtet që do ua mbrojnë të tjerët dhe, nëse jeni për Kosovë të pa rrezikuar nga serbët, atëherë kthejeni atë atje ku ishte – në Serbi!
Po pra, sot Kosovën nuk e rrezikon gjithaq Presidenti serbë, sa frika jonë e shprehur nëpër media e që atij ia ngjallë etjen për gjak shqiptar.
Prishtinën zyrtare sot e rrezikon edhe mendësia serbe e disa opozitarëve të Prishtinës, si edhe ajo e Kryeministrit të Shqipërisë, të cilët i stimulojnë forcat antishqiptare serbe duke u çuar sinjale se ajo që ndodh në Veri nuk e shprehë gatishmërinë mbarë shqiptare për t’i mbrojtur trojet e veta, por i pasqyron gabimet e Kryeministrit të Kosovës?!
Dhe për gjithë ata që pyesin çka nëse serbët e sulmojnë Kosovën: Serbia e ka sulmuar Kosovën që ditën kur ajo e shpalli pavarësinë e saj. Dhe ky sulm do merr fund vetëm atëherë kur Beogradi do bindet se shqiptarët nuk e japin Kosovën.
Ndërkohë duhet thënë se vetëm idioti e ndjellë luftën, njësoj siç duhet thënë se duhet të jesh jo njeri që të shtiresh se nuk e dinë që sikur heronjtë e UÇK-së të kishin pyetur vetveten se çka nëse nuk na ndihmon Perëndimi dhe çka nëse do e humbim luftën, atëherë kurrë nuk do e kishim këtë Kosovë që kemi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Ridvan Ismaili

Kush e ka besuar se…

Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

zgjedhje-22333-800x445

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

ben blushi

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

furkan arrestimi

Si u bë gazetari Furkan Saliu shënjestër e dezinformatave dhe propagandës në media?

arsim zekolli2

Debatet televizive zbuluan ndërlidhjen e nëntokave mes Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

astrit gashi

Fronti Evropian duhet të zgjohet nga gjumi, betejën e ka me Hristijan Mickoskin, jo me Albin Kurtin

INFO

NA NDIQ