Nëse është shumë herët për pensionimin tuaj, nuk është herët për ju penzija.mk: Fonde stabile pensionale për ditë të sigurta të pensionit

E sotshmja është e rëndësishme, por shumë më e rëndësishme është se çfarë vendime sjellim për të ardhmen tonë. E ardhmja financiare e të punësuarve patjetër duhet të fillojë të sigurohet qysh në ditët e para të punësimit tuaj.

Tri shoqatat që menaxhojnë me fondet pensionale në shtyllën e dytë obliguese pensionale dhe në atë të tretën kanë nisur fushatën “Nëse është shumë herët për pensionimin tuaj, nuk është herët për penzija.mk”. KB Shoqëria e parë pensionale, Shoqëria pensionale SAVA dhe Shoqëria pensionale Triglv momentalisht po menaxhojnë me nga një fond pensional obligues dhe vullnetar, që përkundër krizës që nisi vitin e kaluar, ato po demonstrojnë rezistencë nga ndikimet. Performansat e kapitalit financiar të sigurimeve pensionale janë inkurajuese, ndërsa nxitje plotësuese për siguri dhe kontroll është rregullatori MAPAS, trupi që kryen supervizionin e punës së shoqërive pensionale, fondeve pensionale obligative dhe vullnetare si dhe kujdestarëve e menaxherëve të huaj të mjeteve.

Në fakt bëhet fjalë për një pjesë financiare moderne, të suksesshme dhe të zhvillimeve të larta kapitale financiare që janë pjesë e sistemit pensional që në të ardhmen pensionistëve i ofron stabilitet për kursimet e tyre pensionale. Vendimet se cilës shoqëri i jepet besimi, sillen gjatë punësimit të parë, por e njejta mund të ndryshojë me vetëdëshirë në çdo kohë me firmosjen e marrëveshjen për kalim tek shoqëria e re e zgjedhur e pensioneve.
Në fund të vitit të kaluar, kompanitë private të pensioneve administruan mbi 1.4 miliardë euro. Kompanitë e administrimit të fondeve pavarësisht krizës, kanë regjistruar një trend në rritje në kursimet e pensionit të anëtarëve të tyre.

Më 31 Dhjetor 2020, numri i anëtarëve në fondet e pensionit të detyrueshëm është 529.983. Në vitin 2020, ka një rritje në numrin e personave të siguruar por edhe në mbulimin e popullsisë në shtyllën e dytë. Anëtarët e shtyllës së dytë janë relativisht të rinj që kanë mundësinë për kursime afatgjata në llogaritë e tyre individuale, për pension në të ardhmen. Mosha mesatare e anëtarëve në shtyllën e dytë është 35 vjeç.
Ekziston një rritje në numrin e personave të siguruar në shtyllën e tretë, dhe numri i përgjithshëm i anëtarëve është 26,016. Të dy fondet në fondin e tretë vullnetar kanë mbi 37 milion euro në fund të vitit të kaluar. Anëtarët në shtyllën e tretë janë mesatarisht më të vjetër se anëtarët në kolonën e dytë, dmth mosha mesatare e anëtarëve në shtyllën e tretë është 45 vjet.

Kompanitë e pensioneve investojnë mjetet e fondeve të pensioneve në një mjedis të rregulluar rreptësisht, i cili siguron mbrojtje shtesë të parave të pensionistëve të ardhshëm. Fondet e pensionit përndryshe janë investitorë afatgjatë dhe performanca e tyre vlerësohet në planin afatgjatë. Merrni vendime të rëndësishme për sigurinë tuaj financiare me informacionin e duhur dhe në kohë. “Nëse është shumë herët për pensionin tuaj – Nuk është shumë herët për ju për Penzija.mk”. (INA)