Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se në Gjinekologjinë në Çair nuk do të bëhet përgjim, përcjell TV21. I pyetur se si e komenton faktin që në tender me specifikë kërkohet që kamerat e sigurisë të jenë me audio, Taravari tha se për këtë duhet të përgjigjet drejtoresha.
“Unë nuk besoj që furnizohen me aparate të tilla për përgjim, duhet të shkoni të bisedoni me drejtoreshën. TV21: Ministër, specifika e tenderit thotë mikrofon të integruar. Ju lutem flisni me drejtoreshën, nuk besoj, asnjëherë nuk do të ndodhte kjo. Nëse ka një gjë të tillë, që është serioze, atëherë mund të mendojmë edhe për hapa të tjerë eventual”, tha mes tjerash Taravari.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/3997348870496520/?ref=embed_video