Nëse nuk ka marrëveshje për pagat, mësuesit sërish në grevë

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar se deri të martën do të dihet nëse mësuesit do të marrin paga më të larta apo do të ketë sërish grevë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, pas raundit të djeshëm të negociatave tha se është arritur marrëveshje për disa qëndrime, por tani nuk mund të pretendojë nëse do të arrijnë marrëveshje apo do të riaktivizohet greva.

Sipas tij, ajo për të cilën është rënë dakord përgjithësisht është marrëveshja kolektive, por duhet sqaruar edhe detajet.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se pavarësisht nga rezultati përfundimtar, procesi arsimor nuk duhet të ndërpritet më. Ai tha se përfundimi me kohë i vitit shkollor për arsimin fillor do të varet nga raportet e punës të dorëzuara nga drejtorët e shkollave dhe nga mendimi i Byrosë për zhvillimin e arsimit.

Punëtorët e arsimit kërkuan një rritje pagash prej 18 përqind, me autoritetet që ofrojnë 12 përqind, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare. (INA)