Nëse planifikoni të udhëtoni në Serbi: Masa të reja, për fundjavë, të gjitha kafenetë, restorantet dhe qendrat tregtare me orar të punës deri në orën 14:00

Masat e reja të propozuara nga shtabi i krizave për Qeverinë serbe do të shpallen zyrtarisht sot në 3 pasdite.

Nga e hëna, orari i punës kthehet sikur më herët, dmth. deri në orën 20:00.

Të shtunën dhe të dielën, të gjitha kafenetë, restorantet, qendrat tregtare do të jenë të hapura deri në orën 2 të pasdites, dhe nga e hëna orari i punës do të kthehet në ato që kanë qenë më parë, pra deri në orën 8 pasdite, përcjell jozyrtarisht Kurir.

Farmacitë, supermarketet, pikat e karburantit, dyqanet e ushqimit përjashtohen nga regjimi i shkurtuar deri në orën 14:00.

Gjithashtu, kafenetë do të mbyllen në të gjitha vendpushimet e skive – ato nuk do të funksionojnë fare, dhe në ambient të hapur deri në orën 2 pasdite. Propozimi i shtabit të krizave i dërgohet Qeverisë së Serbisë dhe vendimi zyrtar do të shpallet në ora 15:00.