Nëse shpërfillen kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, ja hapa te mëtejshëm…

0

Nga Abdulla Mehmeti
Qeveria aktuale, Parlamenti dhe faktorët politikë në pushtetin aktual në Maqedoni, nëse nuk do të krijojnë klimë politike pozitive dhe do t’i shpërfillin kërkesat e shqiptarëve për avancimin e statusit juridik-kushtetues dhe politik të popullit shqiptar, si dhe për zgjidhjen e drejtë të statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, jo si gjuhë të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve në këtë shtet, Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni, në bashkëpunim disa subjekte politike dhe faktorë të tjerë brenda dhe jashtë vendit, do të kërkojnë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së që të vlerësojë nëse ndryshimet e reja kushtetuese në frymën e Marrëveshjes së Prespës paraqesin shkelje të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare.
Drejtësia ndërkombëtare ka parime dhe presim që ta jep mendimin e saj të paanshëm në lidhje me këtë çështje.
Shqiptarët në Maqedoni janë i vetmi popull autokton në këto hapësiar, përbëjnë shumicë të konsiderushme në këtë shtet, afër 40% të popullisë së përgjitheshme dhe kanë kontribuar sa edhe të tjerët, ndoshta edhe më tepër, gjatë historisë për krijimin e shtetit të sotëm të Maqedonisë, prandaj nuk mund të konsiderohet si pakicë kombëtare, ndërsa sttausi i gjuhës shqipe duhet të definohet me Kushtetutë si gjuhë zyrtare në përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar, jo si gjuhë pa emër dhe identitet, të cilën e falsin mbi 20% e qytetarëve në vend, siç pretendojnë disa forca politike destruktive, jodemokratike, me mentalitet të së kaluarës kundërhistorike dhe joqytetëruse, të cilat nuk i kontribojnë bashkëjetesë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me popujve në këtë shtet, as frymës dhe orientimit evropian të Maqedonisë, stabilitetit, paqes dhe sigurisë në vend, në rajon dhe më gjerë.