Nëse udhëtoni për Gjermani, këto janë rregullat më të reja

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se qeveria gjermane ka marrë vendim të ri në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se të gjitha masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit, do të shtyhen deri në 14 shkurt, ndërsa kopshtet e fëmijëve nuk do të hapen deri me 15 shkurt.

Po ashtu bëhet e ditur se punëdhënësit duhet t’u mundësojë punonjësve të punojnë nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari ku kjo është e mundur.

Njoftimi i plotë:

COVID-19: Informata të rëndësishme aktuale për udhëtimet nga Kosova për në Gjermani: RISI nga 11 janari: Detyrim shtesë për testim para udhëtimit (të sërishëm) hyrës në Gjermani *** Para udhëtimit hyrës: Regjistrimi elektronik i udhëtimit *** Pas hyrjes vlenë detyrimi për izolim 10-ditësh +++

Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit, vlenë:

• RISI: DETYRIMI PËR TESTIM: Është paralajmëruar se duke filluar nga 11 janari do të vendoset detyrimi për një testim shtesë, para udhëtimit hyrës nga rajonet me rrezikshmëri të lartë të COVID-19. Detyrimi për testim mund të përmbushet me anë të një testi COVID-19 PCR nëse bëhet brenda 48 orëve para fillimit të udhëtimit, ose menjëherë pas udhëtimit hyrës.

• Regjistrimi i udhëtimit hyrës para udhëtimit: Para udhëtimit Ju duhet të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.

• Detyrimi për izolim: Pas hyrjes në Gjermani duhet të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj, aty t’i nënshtroheni karantinës/vetë-izolimit 10-ditor. Detyrimi për izolim nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani, por mund të shkurtohet vetëm nga një rezultat negativ i një testi COVID-19, i bërë më së heri në ditën e pestë të karantinës (Strategjia dy teste).

Me rëndësi: Rregullat e izolimit vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht janë të lejuar të hyjnë në Gjermani. Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit.

Federata dhe landet tërheqin sërish dhe shprehimisht vëmendjen nga ajo se duhet të shmangen udhëtimet jo të domosdoshme për në rajonet me rrezikshmëri për COVID-19 .

Për shkak se rregullat dhe kufizimet e jetës publike që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19 aty-këtu dallojnë nga landi në land, ne urgjentisht ju rekomandojmë që rreth rregullave informoheni drejtëpërdrejtë në landin federal që është destinacion i juaj.
Ju lutemi vini re informatat tona të aktualizuara në vazhdimsi:
https://pristina.diplo.de/…/service/coronavirus/2317006