Nëse vuani nga anemia, këto janë lëngjet që duhet të konsumoni

INA
INA

06/12/2023

Hekurin mund ta përfshini në dietën tuaj ditore, por edhe ta kompensoni me pije të thjeshta.

Shkaktari më i shpeshtë i anemisë është mungesa e hekurit dhe pa të, organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë hemoglobinën që u nevojitet qelizave të kuqe të gjakut për ta transportuar oksigjenin.

Prandaj, hekurin mund ta përfshini në dietën tuaj ditore, por edhe ta kompensoni me pije të thjeshta. Disa pije përmbajnë komponime që mund ta përkeqësojnë aneminë duke bllokuar përthithjen e hekurit. Ato pije janë kafe, çaj, pije të gazuara, ndërsa të tjerat përmirësojnë përthithjen ose përmbajnë përqendrime mjaft të larta të hekurit, vitaminës B12 ose folateve.

Një studim i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” në vitin 2004 zbuloi se konsumimi i vitaminës C rrit përthithjen e hekurit nga ushqimi. Një nga burimet më të pasura të vitaminës C është lëngu i portokallit, sepse një gotë përmban më shumë vitaminë C sesa doza e rekomanduar. Lëngu i portokallit është gjithashtu një zgjedhje e mirë për ta pirë nëse jeni bërë anemikë për shkak të mungesës së folateve. Çdo gotë me lëng portokalli ka 74 mikrogramë folate. Kjo është pothuajse 19% e nevojave ditore për një të rritur.

Një dietë pa ushqime të pasura me vitaminë A mund ta përkeqësojë aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit. Kjo mund të jetë për shkak se vitamina A ndihmon në lëvizjen e hekurit të ruajtur në trupin tuaj në qelizat e kuqe të gjakut. Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, si karotat, janë burime të mira të karotenoideve, të cilat shndërrohen në vitaminë A kur konsumohen. Përveç lëngut, rekomandohet të hani karota të freskëta.

Lëngu i kumbullave të thata nuk është një burim i mirë i vitaminës A ose C, por është i pasur me hekur. Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në uljen e simptomave të anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit. Çdo gotë me lëng kumbulle përmban më shumë se tre miligramë hekur.

Për meshkujt, kjo sasi do të ishte afërsisht 38% e tetë miligramëve të marrjes së rekomanduar ditore të hekurit. Për gratë, të cilat duhet të konsumojnë rreth 18 miligramë hekur në ditë, një gotë me lëng kumbulle do të plotësonte pothuajse 17% të kërkesës. Njerëzit që kanë anemi sepse nuk konsumojnë mjaftueshëm vitaminë B12 mund ta kompensojnë atë duke konsumuar qumësht. Çdo filxhan qumësht me pak yndyrë përmban një mikrogram vitaminë B-12.

Top Channel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

barku obez pesha

ISHP: Obeziteti në Maqedoni është në nivel të lartë

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

stres

Qytetarët e RMV vuajnë nga ankthi dhe tensioni i lartë i gjakut

Veshi-750x470

Ju fishkëllojnë veshët? Ja çka tregon kjo për shëndetin tuaj

mjalti

Hojet e bletëve me vlerat më të mira për shëndetin

klinika zhan mitrev

Klinika Zhan Mitrev 24 vjet – 1 milion ekzaminime dhe 400,000 histori suksesi

gripi-sezonal

Ulet numri i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni

fruthi

Fruthi po kërcënon edhe Maqedoninë!

ushqim2-707x383-600x360

Ushqimet që duhet me patjetër t’i shmangni në mëngjes, paralajmëron gastroenterologu

INFO

NA NDIQ