Nëse zgjedhjet të dielën mbahen në Kosovë, ja kush fiton?

ina-online
ina-online

25/12/2023

Bazuar në një sondazh të UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ka kryesuar në vend të parë me 48.5 për qind ndërsa partia e dytë që është listuar me 18.2 për qind është Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Emisioni “Debat Plus”, nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.

Nga sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Ndërsa partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 1.5 ka marrë për qind.

Ndërsa partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8 për qind, PSD me 0.4 për qind ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.

Ndërsa të tjera janë listuar me 2.6 për qind.

51.3 % kanë thënë që do të votonin, 29.0 % kanë thënë se ndoshta do të votonin, 3.9% më gjasë nuk do të votoja, 12.1% definitivisht kanë thënë se nuk do të votoja, 2.7% kanë thënë se nuk e din dhe 1 % s’kanë përgjigje.

Sipas këtij sondazhi nëse këto zgjedhje do të mbaheshin, atëherë VV do të kishte ulëse 53 deputetë.

Ndërsa PDK do të kishte 20 ulëse. Njëjtë do t’i kishte edhe LDK – 20 deputetë.

Kurse AAK do t’i kishte 7 deputetë, kurse minoritetet 20 ulëse të cilat i kanë të rezervuara.

Kështu bën të ditur Drejtori ekzekutiv në TV Dukagjini, Ermal Panduri, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit ku RTV Dukagjini, ka përfshirë disa pyetje.

Omnibusi bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur mes datës 16 dhe 23 dhjetor.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ilir-Kulla

“Gjërat po ndryshojnë”, a mund të njihet Kosova nga dy shtetet që luftojnë për Nagorno-Karabakhun, sipas Ilir Kullës

flamuri zvecan

Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Mungon prokurori, dështon shqyrtimi fillestar ndaj serbit të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Glauk Konjufca

Konjufca e pranon që dinari i ka acaruar raportet me amerikanët: Deklarata e O’Brien shqetësuese, e dimë pse janë “idhnu”

radojcic milan

I kërkuar nga Interpoli, a do ta dorëzojë Serbia kriminelin Milan Radoiçiq?

hoxha shkurta

“Nuk du me shku në xhenetin e Shefqet Krasniqit”, Arbana Xharra reagon pas ofendimit të Shkurte Fejzës

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Pas Thaçit, edhe Rexhep Selimit i largohet njëri nga avokatët kryesor

adelina shefqet krasniqi

Adelina Ismaili – Shefqet Krasniqit: Mos m’prek në Shkurten, mos gabo zotëri

Ganimete Musliu Ganja

Intervenimi kirurgjikal në zemër, Musliu: Po tërhiqem përkohësisht nga puna

INFO

NA NDIQ