Nesër bëhet varrimi i viktimave të tragjedisë së Koçanit, Taravari thotë se organizimi do të bëhet në koordinim me familjet

Picture of INA
INA

19/03/2025

Të enjten pritet të bëhet varrimi i 59 viktimave që humbën jetën nga tragjedia e 16 marsit në klubin PULSE në Koçan, shkruan Alsat.

Lamtumira e fundit to t’u jepet viktimave në vendet e tyre të lindjes, por shumica janë nga Koçani.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njoftoi se transportimi i trupave të pajetë do të bëhet në koordinim me familjet, nëse duan t’i transportojnë privatisht apo me organizim të shtetit.

“Unë kam informatë se në mjekësinë ligjore kanë mbaruar të gjitha autopsitë dhe besoj se në mënyrë si kanë kërkuar familjet e atyre që kanë të vdekur nga ky rast, privat apo do të ketë organizim prej shtetit në bazë të koordinimit me ato, ashtu do të veprojmë”, tha Arben Taravari – Ministër i Shëndetësisë.

Në Koçan tashmë janë hapur varret. Nga Kisha Ortodokse Maqedonase, për Alsat njoftuan se varrimi pritet të bëhet në mesditë.

Në mesditë në Shkup, përkatësisht në Lisiçe dhe Butel pritet të bëhet varrimi edhe i një pjese të anëtarëve të grupit muzikor DNK, të cilët ishin në mesin e 59 viktimave.

Ceremoni varrimi nesër do të bëhen në Koçan, Shtip, Vinicë, Zërnoc, Makedonska Kamenicë, Çeshinovë- Obleshevë, Probishtip dhe në Shkup. Varrimi pritet të bëhet me nderimet më të larta shtetërore./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË