Nesër do të nënshkruhet memorandum me Serbinë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Nish-Shkup

INA
INA

16/11/2023

Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq njoftoi se nesër me kolegu i tij nga Maqedonia e Veriut Bllagoj Boçvarski do të nënshkruajnë Memorandum për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Nishi në Shkup, për të cilën të dyja vendet do të kërkojnë bashkërisht mjete nga BE, njoftoi Radio Televizioni i Vojvodinës, transmeton Portalb.mk.

“Do të nënshkruajmë memorandum me Maqedoninë dhe për këtë jam veçanërisht krenar”, theksoi Vesiq.

Ai tha se projektimi i seksionit Nish – Preshevë, 135 kilometra i gjatë, është në proces dhe partnerët nga Maqedonia do të projektojnë 50 kilometrat e tyre nga kufiri deri në Shkup.

Kujtojmë se pesë e rekomandimeve kryesore të Komisionit Evropian (KE) në kapitujt për transportin dhe korridoret trans-evropiane në Raportin e fundit për vitin 2023 për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane ishte edhe përshpejtimi urgjent i ndërtimit të Korridorit 8 hekurudhor, me theks të veçantë te shpallja e tenderit për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, në shtrirjen nga Kriva Pallanka deri në kufirin maqedono-bullgar.

Në Raport thuhet se përgatitjet për shpalljen e dokumentacionit të tenderit për fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë po vonojnë dukshëm. Njëkohësisht, Komisioni Evropian thekson se ndërtimi i hekurudhës nga Kumanova në Kriva Pallankë ka filluar në nëntor të vitit 2022 me dy kontraktorë të rinj. Megjithatë, nga KE-ja konstatojnë se:

“Nevojiten përpjekje të mëtejshme dhe urgjente për ta përshpejtuar progresin në Korridorin hekurudhor 8 dhe pjesëve të tjera prioritare të rrjetit hekurudhor dhe rrugor”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

Bujar Osmani

Osmani: Shqiptarët përdoren si temë rezervë për pozicione më të mira elektorale nga partitë nacionaliste maqedonase!

vucic

Vuçiq: Infrastrukturë gazi edhe drejt Maqedonisë së Veriut!

lsdm vmro

Vrasësi dhe vrasjet shfrytëzohen për politikë ditore/ VMRO-ja dhe LSDM-ja vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga njëra-tjetra

INFO

NA NDIQ