Nesër Kuvendi në rend dite ligjet për heqjen e TVSH-së për ushqimet dhe uljen e akcizës për karburantet

Picture of designer@fetishimedia.ch

10/03/2022

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër në ora 15:00 e ka caktuar seancën e 67-të, në rendin e ditës të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e e Ligjit për TVSH dhe Ligjit për akciza.

Ndryshimet dhe plotësimet sot janë dorëzuar nga Qeveria në Kuvend.

Siç theksoi Qeveria, ndryshimet dhe plotësimet duhet të miratohen në procedurë urgjente kuvendore që të sigurohet ulja e çmimeve të larta të shitjes me pakicë të karburanteve.

“Këto ligje i referohen disa masave si masa e uljes së normës preferenciale të TVSH-së për produktet bazë të ushqyerjes njerëzore nga 5 për qind në 0 për qind. Produktet kryesore për të cilat do të zbatohet kjo masë janë buka, sheqeri, mielli i tipit 400, vaji i lulediellit, qumështi i përhershëm, mishi i freskët, orizi dhe vezët. Përfshihen edhe masat për uljen e normës së TVSH-së nga 18 për qind në 10 për qind për shitjet e energjisë dhe për përjashtimin nga pagimi i TVSH-së për importet e energjisë, si dhe masa për uljen e taksës së akcizës në përputhje me çmimet e bursës. Këto ligje do të lehtësojnë goditjen e çmimeve të shkaktuar nga çmimet e larta të bursave të naftës dhe karburanteve.

Qeveria dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski apeluan deri te deputetët që menjëherë t’i miratojnë ndryshimet dhe plotësimet ligjore, për të garantuar zbatimin e shpejtë të masave të miratuara dje për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive.

TË FUNDIT

Arusha e sulmon banorin në Dollnen

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut të ndarë rreth perspektivës evropiane të vendit

Orban: Deri sa Trump të jetë president, nuk do të ketë sanksione për Hungarinë

Zelenski: Ukraina do të porosisë 27 sisteme Patriot nga SHBA-ja

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË