Autoritetet e Shkupit sot pritet të lirojnë Tomor Morinën

0

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina që u arrestua ditë më parë autoritetet e Maqedonisë sot pritet të lihet i lirë. Lajmi i tillë për gjakovarin është paralajmëruar nga avokati Naser Raufi.

“Kërkesën e kam dhënën ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa tani pres vendimin nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila edhe e ka caktuar paraburgimin, që të tani të jep masa prevendtive dhe Tomor Morina të del nga paraburgimi. Unë mendoj se me këtë dinamikë që zhvillohet tani, po ecë me të vërtetë shpejtë, andaj mendoj që do të arrijmë pasi të premten është festë, që ditën e enjte, të ndërpritet paraburgimi për Morinën”, tha Naser Raufi eksluzivisht për Televizionin Alsat.

Morina u arrestua në Bllacë, pas një kërkesë që ishte lëshuar nga autoritetet serbe përmes Interpolit. Serbia kërkoi ekstradimin e tij, por që një përgjigje e tillë nuk ka qenë pozitive deri tani nga ana e Shkupit zyrtar. (INA)