Seanca e 18-të e Këshillit të Sigurimit do të mbahet nesër (23 janar) me fillim nga ora 15:00 në zyrën e Presidentit, kështu njoftojnë nga Presidenca.
Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë situata e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin euroatlantik.
“Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Zharko Milloshevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski”, njoftuan nga Presidenca.
Pas mbledhjes pritet që presidenti t’i drejtohet opinionit me deklaratë.