Nesër nis fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Prej nesër në Maqedoninë e Veriut nis fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Për 20 ditë kandidatët për kryetar komune nga partitë politike dhe nismat e pavarura do të shpalosin ofertat zgjedhore, përcjell INA.

Rrethi i dytë zgjedhor do të zhvillohet më 31 tetor, në rast se në raundin e parë nuk zgjedhet kryetari i komunës.

Në këto zgjedhje që do mbahen në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit do të garojnë 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura.

Numri i përgjithshëm i votuesve që do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale më 17 tetor 2021 është 1.824 864.(INA)