Nesër pritet kaos dhe dhunë në Beograd e Serbi

Picture of Ina Online
Ina Online

14/03/2025

Gazetari i njohur Bahri Cani ka paralajmëruar për dhunë dhe kaos nesër në Serbi, ku u paralajmërua 15 marsi vendimtar nga protestuesit nga mbarë Serbia, që tashmë janë përqëndruar në Beograd.

“Akoma nuk ka paralajmërime për mbylljen e autostradave, por nëse eventualisht e keni ndërmend nesër të udhëtoni nëpër Serbi, në veçanti nëpër Beograd, ta dini që: Po përgatitet dhunë, shumë dhunë e incidente dhe shteti do t’i japë fund kësaj dhune. Kështu thotë Aleksandar Vuçiqi. Me këtë fjali presidenti serb paralajmëron se nesër me 15 mars në Beograd dhe në Serbi mund të ketë kaos më të madh se ditëve të kaluara. Ai hapur paralajmëron edhe dhunë dhe thotë se nga pushteti mund ta largojnë “vetëm nëse e vrasin”, apo me zgjedhje. E zgjedhje nuk do të ketë, ndaj ai paralajmëron kundërsulmin e shtetit ndaj demonstruesve.

Studentët dhe opozita kanë paralajmëruar se nesër do të bllokojnë Beogradin dhe do të mbajnë protestën më të madhe deri tani, e protestat kanë filluar para rreth katër muajsh.

Ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe të Vuçiqit, për shkak të korrupsionit. Protestat mbahen nën moton “duart i keni të përgjakura”.
Në një park në qendër të Beogradit janë mbëdhur para ca ditësh edhe disa “studentë”, që po thonë se po duan të mësojnë, por në mesin e tyre ka dhe persona që nuk kanë lidhje me studime dhe që dyshohet se janë të afërt me Vuçiqin. Ndaj nesër me siguri që nuk mund të përjashtohet dhuna dhe arrestimet. Vuçiqi po thotë se ai nuk është Assad dhe nuk do të ikë nga vendi, por mbetet të shihet se si do të zhvillohen gjërat, sepse organizatorët thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre”, ka shkruar gazetari i DW-së, Cani, i cili dekada më parë ka jetuar dhe punuar në Serbi në cilësinë e korrespodentit të disa mediave. (INA)

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË