Nesër pritet që të bëhen të ditur emrat e ministrave të rinj nga radhët e LSDM-së

Picture of designer@fetishimedia.ch

09/01/2022

Përbërja e Qeverisë së re të udhëhequr nga i nominuari për kryeministër Dimitar Kovaçevski pritet të merret vesh nesër. Kovaçevski do të prezantojë ekipin e tij të ri para Komitetit Qendror dhe Komitetit Ekzekutiv të LSDM-së. Pasi të miratohet në parti, emrat e ministrave të propozuar do të dorëzohen në Kuvend. Tashmë të panjohur janë vetëm ministrat që i takojnë LSDM-së, ku priten ndryshime të mëdha në krahasim me qeverinë e deritanishme të udhëhequr nga kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev.

Ministrat Radmilla Sheqerinska dhe Mila Carovska nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re, ndërsa pritet që edhe ministra tjerë të deritanishëm të zëvendësohen. Për dallim prej LSDM-së, BDI do të mbajë ministrat e njëjtë sikurse në Qeverinë Zaev. I vetmi ndryshim tek integristët është kalimi i Jeton Shaqirit nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Ministrinë e Bujqësisë.

Dihen edhe emrat e ministrave nga Alternativa, e cila pas marrëveshjes për koalicion me Zaevin, publikoi emrat e 3 ministrave me të cilët bëhet pjesë e Qeverisë. Bekim Sali do të jetë Ministër i Shëndetësisë në vend të Venko Filipçes, Admirim Haliti merr drejtimin e Ministrisë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa Xhemail Çupi do të jetë ministër pa resor për çështjen e mërgatës. Edhe pse nuk ka një datë të caktuar, pritet që Qeveria e re të votohet në Kuvend brenda javës që vjen. /SHENJA

TË FUNDIT

“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora

Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli

VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

FOTO/Danja befason me paraqitjen, nuk do ta njihni

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

ME TE LEXUARA

1
Çfarë deklaroi Harun Aliu në dy intervistat e fundit?!
1
“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin
1
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
1
Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli
1
VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

LEXO MË SHUMË