Në Shkup nesër do të protestohet kundër agresionit rus në vendet e Ukrainës duke filluar nga ora 14:00 nga sheshi “Makedonija”. Kjo është protesta e dytë në solidaritet me Ukrainën, transmeton Portalb.mk.
Protestat do të organizohen nga Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut “Lesja Ukrainka”, të cilët i ftojnë qytetarët të marrin pjesë.
Ata paralajmërojnë që në sheshin “Makedonija” do të hapet një shator për realizimin e aktiviteteve humanitare.
Pjesëmarrje kanë paralajmëruar edhe shoqata për mbrojtje të mjedisit, Anima Mund dhe Kryqi i Kuq.