Kryeministri teknik Talat Xhaferi në seancën e fundit të Qeverisë Xhaferi ka pranuar propozimin e ASH-së, gjegjësisht krahu i Ziadin Selës për shkarkimin e ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti, për shkak të përkrahjes së dhënë për kryetarin e ASH-së, Arben Taravari.
Sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë, Xhaferi i ka dorëzuar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski dhe nga ai kërkon që në seancën e radhës edhe ai të shkarkojë ministrat Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun.
Po ashtu kryetarit të Kuvendit, Xhaferi i ka kërkuar që për ministër të Shëndetësisë të zgjedh Ilir Demirin dhe për Ministër të Adiministratës Naim Bajramin.
Shërbimet e Kuvendit konfirmojnë se shkarkimet dhe propozimet e reja të ministrave, kanë arritur në Kuvend dhe do të jenë në rend dite, në seancën e caktuar për ditën e premte.
Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, pas përplasjes së Aleancës për Shqiptarët u pozicionuan në anën e Arben Taravarit, të cilët kanë deklaruar se në zgjedhje do të garojnë bashkë me opozitën shqiptare. Kurse krahu tjetër i ASH-së i kryesuar nga Ziadin Sela, janë të qëndrimit që në zgjedhje të garojnë vetëm. (INA)